Gjuriq: SHBA është partner i besueshëm i Sërbisë dhe anasjelltas

Miščević i Eskobar
Burim: Tviter/@markodjuric

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner të besueshëm të Sërbisë ashtu sikurse edhe Sërbia është partner i besueshëm i SHBA, çka konfirmohet në të gjitha takimet në të cilat ministrja jonë për integrimin europian Tanja Mishçeviq pati në Kongresin e SHBA dhe Departamentin e Shtetit gjatë vizitës së parë në Uashington, ka bërë të ditur Marko Gjuriq, ambasadori i Sërbisë në Amerikë.

Ky i fundit në Tuiter ka shkruar se në fund të vizitës, Mishçeviq është takuar me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.

"Vizita përfundoi me takimin e përzemërt dhe bisedën e rëndësishme me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar rreth mbështetjes domethënëse të SHBA në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat për përparimin e marrëdhënieve bilaterale mes Sërbisë dhe SHBA në të gjitha fushat me interes të përbashkët" ka shkruar Gjuriq.