Delleviq: Pas 25 vitesh dëshmitarët papritmas u shfaqën se Zh.N ka kryer krim lufte

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Delleviq konfirmon për Kosovo Onlajn se Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e arrestit me burg 30 ditor për sërbin Zh.N. (70), i arrestuar nën dyshimin se ka kryer krim lufte, duke deklaruar se gjatë seancës, ai e ka mohuar fajësinë, si dhe se gjykata nuk e ka pranuar propozimin e mbrojtjes për vendosjen e tij në arrest shtëpiak për shkak të moshës dhe dëmtimit të shëndetit ndonëse ka 25 vite që jeton në Kosovë dhe nuk ka asnjë pronë në Sërbi.

“Ai dyshohet se ka kryer krime lufte. Ka jetuar në Mitrovicën e Kosovës pas luftës kur u arratis prej fshatit të tij dhe kur nuk ka pasur probleme, ka qarkulluar lirshëm, por duket se papritmas pas 25 vitesh janë paraqitur disa dëshmitarë, të cilët pohojnë se ai kreu veprën penale të krimit të luftës” tha Delleviq.

Siç thotë ai, gjykata nuk pranoi propozimin e mbrojtjes që të dyshuarit për shkak të moshës dhe dëmtimit të shëndetit, masën e dhënë nga gjykata t’a zëvendësojë me arrest shtëpiak.

Për këtë për një muaj Zh.N do të vuajë dënimin në burgun e Podujevës.

“Ne sot propozuam se ai njeri 70 vjeçar me gjendje shëndetësore të rrënuar, jeton në Kosovë në Mitrovicën e Kosovës dhe nuk ka prona në Sërbi, t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak. Megjithatë gjykata këtë nuk e pranoi dhe caktoi masën e paraburgimit”, tha Delleviq.

Ky i fundit theksoi se seanca dëgjimore e dëshmitarëve ishte e mbyllur për publikun dhe se nuk i është lejuar të zbulojë më shumë detaje rreth procesit.

"Do të marrim pjesë në hetim dhe do të dëgjojmë dëshmitarët e propozuar nga prokuroria, kjo është ajo çka mund të them. Duke qenë se seanca është e mbyllur për publikun, nuk mund të flas për detajet e rastit" tha Delleviq.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Zh.N. në seancë e mohoi fajësinë.

“Në seancë e mohoi fajësinë. Ai nuk është fare në dijeni se për çfarë e akuzojnë, sepse nuk ka lidhje me atë rast dhe është befasuar me atë që ishte shkruar në kërkesën për paraburgim”, konkludoi avokati Delleviq.