Elshani për djegien e makinës së Dushan Milanoviqit: Hetimi është ende në vazhdim; EULEX: Po e ndjekim rastin
Zëvendës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë sot për Kosovo online se hetimet janë ende duke vazhduar për rastin e djegies së veturës së Dushan Milanoviqit, themeluesit të Kosovo online.
“Për momentin nuk kemi informacione të reja, hetimet janë ende në vazhdim e sipër, të cilat do të konstatojnë nëse janë të lidhura me punën që është duke e bërë”, tha Elshani.
Në përputhje me mandatin e tij, EULEX me këmbëngulje monitoron reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj akteve të supozuara kriminale ndaj gazetarëve, pasi që krimet kundër gazetarëve mund të kenë efekt të dëmshëm në lirinë e shprehjes, thanë nga ky mision për portalin tonë kur u pyetën për koment djegien e veturës së Dushan Milanoviqit, pronarit të kompanisë VIM info në sistemin Kosovar, e cila është themelues e portalit Kosovo online.
Siç kanë thënë në përgjigjen e tyre me shkrim për redaksinë tonë, EULEX do të vazhdojë të monitorojë rastin e përmendur në artikull, i cili aktualisht është nën hetim nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen për portalin tonë.
Nga Zyra e BE deklaruan për portalin tonë se janë në dijeni se Policia e Kosovës aktualisht është duke e hetuar këtë rast.
“Ne presim që institucionet përkatëse të hedhin dritë mbi këtë rast”, than nga Zyra e BE.
Në Leposaviq, natën e së shtunës dhe të dielës, i është djegur vetura e Dushan Milanoviqit, pronarit të VIM info në sistemin Kosovar, i cili është themelues i portalit Kosovo online. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në terren dhe ka kryer hetime.
Kujtojmë dje, kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (AGKdheM) Ivana Vanovac, e cila tha se Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS) dhe AGKdheM presin që të bëhet një hetim i plotë për rastin e djegies së vetura të Dushan Milanoviqit, pronarit të kompanisë VIM info në sistemin Kosovar, e cila është themelues i portalit Kosovo online. Ajo po ashtu pret të konstatohet nëse ai akt është i lidhur në ndonjë mënyrë me raportimin e Kosovo online.
“Më e pakta që presim tani është që hetimi të kryhet deri në fund, të shihet se cila është arsyeja që u dogj makina dhe nga ana tjetër, të përcaktohet në procesin e mëtejshëm nëse ai gjest ka lidhje me raportimi e Kosovo online. Nëse dikë e shqetëson raportimi i vërtetë i Kosovo online, atëherë kjo qëndron pas këtij lloj krimi. Sido që të jetë, Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë janë këtu për të dhënë mbështetje me gjithë zemër kolegëve të tyre dhe të vazhdojmë të kërkojmë atë që është e drejta jonë, që është mbrojtja më e mirë e gazetarëve që vetëm po bëjnë punën e tyre”, tha Vanovac.
komentet