Milkoviq: E vetmja zgjidhje është që gjykata t’a lirojë nga fajësia Jelena Gjukanoviqin
Avokati Predrag Milkoviq u shpreh sot se gjyqi ndaj Jelena Gjukanoviqit e akuzuar për spiunazh, gjyqi më i shpejtë në historinë e Gjykatës Speciale në Prishtinë, vuri në dukje se prokuroria nuk tregoi që ajo të ketë kryer vepër penale që i rëndon dhe zgjidhja e vetme është të lirohet.
Milkoviq pas konkluzioneve tha se në proçes nuk pati dëshmitarë, por u ofruan vetëm prova materiale të prokurorisë.
“Këto prova në vetvete, ndonëse janë shumë, nuk japin asnjë dyshim kualitativ dhe besoj se prokuroria nuk tregoi që Jelena Gjukanoviq ka kryer veprën penale që i rëndon. Kjo është grumbull provash mbi të cilat spekulohet dhe interpretohet për t'iu përshtatur akuzës. Ashtu sikurse dëgjuam sot prokurorin, i cili, kur thotë "lart"-mendon për Sërbinë, kur thotë "R",-mendon për ndonjë Ratko dhe kur thotë "L"-mendon për tjetërkënd..", tha Milkoviq.
Theksoi se provat në gjykatë nuk duhet dhe nuk mund të interpretohen në atë mënyrë.
"Provat që janë të forta dhe të qarta flasin më shumë sesa është e nevojshme që ne t'i spegojmë. Në këtë kuptim, besoj se e vetmja zgjidhje dhe detyra e vetme e gjykatës këtu është të vlerësojë, përveç asaj çka ishte e paligjshme kontrolli dhe analizimi i telefonit dhe të gjitha atyre kundërshtimeve që shprehëm, se zgjidhja e vetme është lirimi i Jelena Gjukanoviqit nga fajësia për atë çka i rëndon”, konkludoi Milkoviq.
Gjatë prezantimit të konkluzioneve, prokurori special Bekim Kodraliu tha se gjatë gjykimit u vërtetua se e akuzuara kreu veprën penale që i ngarkohet dhe kërkoi dënimin maksimal.
Vendimi në këtë rast do të shpallet më 27 prill.
Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt të vitit të kaluar nën dyshimin e veprës penale të spiunazhit bazuar në hetim disamujor.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 2 shtator të vitit 2025 aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila e akuzon atë se nga një datë e paspecifikuar, deri në arrestimin e saj më 28 shkurt 2025, si zyrtare lokale e OSBE në Kosovë, në Zyrën Rajonale në Mitrovicë, “me vetëdije të plotë dhe me qëllim direkt, ka kryer mjaft veprime që përfaqësojnë ndihmë aktive për shërbimin informativ-Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) e Republikës së Sërbisë".
Akuzohet se ofroi “të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme që i fitoi gjatë kryerjes së detyrave të saj si zyrtare brenda OSBE, përmes komunikimeve të shumta me Aleksandar Vllajiq, tashmë i dënuar për spiunazh dhe agjent rezident i BIA".
Gjukanoviq para gjykatës mohoi fajësinë.
komentet