Ndalohet Dejan Peleviq nga Soçanica: Familja nën tronditje pa informacion zyrtar
Njësia për krime lufte e Policisê Kosovare ka ndaluar sot pasdite Dejan Peleviq nga Soçanica.
Sipas flajëve të gruas së tij, ndalimi ndodhi para syve të mbesave çka shqetësoi edhe më shumë familjen.
Familja ndodhet momentalisht para godinës së policisë, ku po presin informacione të tjera rreth arsyeve të ndalimit.
Gruaja e Peleviq tha për Kosovo Onlajn se situata i kapi në befasi dhe i la në gjendje shoku.
"Gjithçka ndodhi papritur, para syve të fëmijëve. Jemi nën shumë stres dhe nuk e dimë ende se çfarë po ndodh saktësisht", tha ajo.
Sipas familjes, ajo ka angazhuar avokatin Predrag Milkoviq, i cili duhet të ofrojë ndihmë ligjore dhe më shumë informacion rreth rastit.
Sipas fjalëve të komshinjve, Peleviq njihet si njeri i qetë ku asnjëherë nuk ka shkaktuar probleme. Fqinjët thonë se gjatë karrierës, Peleviq ka punuar fillimisht në policinë sërbe dhe më pas në atë kosovare.
Për tani nuk ka informacion zyrtar nga policia rreth arsyeve të ndalimit.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se rasti nuk është brenda juridiksionit të tij.
"Ndalimi u krye nga njësia për krime lufte dhe nuk është brenda juridiksionit tonë", tha Elshani.
0 komentet