Pantoviq: Prokuroria u shpreh se ndalimi i Banjac ishte mosmarrëveshje, së shpejti drejt shtëpisë

Ljubomir Pantović
Burim: Kosovo Online

Avokati Ljubomir Pantoviq ka thënë se klienti i tij Branko Banjac i cili mesditën e djeshme policia kosovare e ndaloi për t’u marrë në pyetje, ka thënë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës se mori konfirmimin se është tërësisht i lirë dhe mund të shkojë pa problem drejt shtëpisë së tij në Beograd.

Pantoviq ka thënë për Kosovo onlajn se policia kosovare dhe Prokuroria rastin e Banjac e kanë sqaruar si mosmarrëveshje dhe ndaj tij nuk rëndon asnjë lloj akuze për të cilën klienti i tij u kap në Jarinjë.  

"Branko Banjac nga Beogradi u arrestua si pasojë e një mosmarrëveshjeje banale që ndodhi një vit më parë mes tij dhe shitëseje në një pikë furnizimi karburanti në Glogovc. Ndonëse çështja ishte si pasojë e një mosmarrëveshjeje, policia e kallzoi penalisht ku sipas ligjit të kodit penal kosovar titullohet si 'marrje e pasurisë së luajtshme të tjetrit në posedim'. Gjykatësi në bazë të kallzimit penal dha urdhër për arrestim. Pikërisht për këtë ai u arrestua dje në Jarinje teksa ishte duke hyrë së bashku me familjen e vet" nënvizon Pantoviq.

Banjac, shton avokati, u ndalua dhe u mor në pyetje në stacionin policor të Glogovacit e më pas u la i lirë, ndërsa sot doli para trupit gjykues në Prishtinë nën shoqërinë e avokatit.

Ai spegoi se e dëmtuara nuk i është bashkuar ndjekjes penale të Brankos dhe këtë i’a ka konfirmuar personalisht prokurori përmes telefonit.

"Prokurori e telefonoi vetë sepse për këtë vepër, është e nevojshme që të dëmtuarit t'i bashkohen ndjekjes penale dhe të kërkojnë që i pandehuri të dënohet. Kjo nuk ndodhi, kallëzimi penal ndaj Brankos u rrëzua dhe ai është plotësisht i lirë dhe këtë pasdite do të kthehet në shtëpinë e vet" ka theksuar avokati.

Pantoviq thotë se Banjac dhe familja e tij përjetuan siklet të madh sepse në fillim nën frikë mendonin se bëhej fjalë për diçka të rëndë.

“Arrestimi i tij nuk ka pasur lidhje me kontestim pronësor e cila po drejton bashkëshortja e tij ndaj Postës së Kosovës në Pejë, me të vërtetë janë dy gjëra krejtësisht të veçuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Ky kontest pronësor nuk ka lidhje me këtë rast. Keqkuptimi me shitësen shkaktoi kallëzimin penal ndaj Brankos” ka thënë Pantoviq. 

Branko Banjac është i pafajshëm, përsërit avokati dhe tregon se prokurori ka hedhur poshtë akuzën ndaj tij dhe tërheqjen e urdhërarrestit.

“Me kërkesën time, prokurori ka lëshuar vërtetim me shkrim për Policinë e Kosovës, ku thuhet se kallëzimi penal është hedhur poshtë dhe se atij i lejohet të largohet prej Kosovës për të shkuar në shtëpinë e vet pa asnjë problem”, tha Pantoviq.