Policia Kosovare gjobit një person në Mitrovicën e Veriut për bluzën që ishte e shkruar
Burim: Kosovo Online
Pjestarë të Policisë Kosovare kanë gjobitur një person në Mitrovicën e Veriut që mbante bluzën të shkruar me “elementë që mund të shkaktojnë incidente“, konfirmohet për Kosovo onlajn në polici.
Sipas fjalëve të ndihmëskomandantit për rajonin e Veriut Veton Elshani, policia sot në dy raste ka ushtruar kontrolle tek tre persona gjithsej.
“Policia sot gjatë patrullimeve rutinore ka ndaluar dy persona pasi kishin bluza të shkruar në alfabetin cirilik. Policët vërtetuan se çfarë shkruhej saktësisht në bluza dhe kur e konfirmuan se nuk ka asgjë të kundërligjshme, këta persona i lanë që të vazhdonin lëvizjen. Më pas u ndalua dhe një person i tretë ku në bluzë pati shkrim që mund të shkaktonte incidente tek qytetarët dhe ky person u gjobit”, tha Elshani.
0 komentet