Policia Kosovare ushtron kontrolle në fshatin Oklace afër Zubin Potokut, banorët frikësohen

Veton Eljšani
Burim: Kosovo Online

Pjestarë të Policisë Kosovare po ushtrojnë kontrolle në vendin e quajtur Oklace pranë Zubin Potokut, konfirmon për Kosovo onlajn komandanti i Policisë Kosovare për rajonin Veri, Veton Elshani dhe shtoi se janë gjetur armë. Banorët thonë se në fshat mbretëron paniku dhe frika.

Sipas fjalëve të banorëve, tre persona nga fshati janë shoqëruar, prej të cilëve dy u kthyen në shtëpi, ndërsa sikurse thonë për një person i moshuar që është më shumë se 70 vjeç nuk dihet ende se ku ndodhet.

Elshani për Kosovo onlajn konfirmon se policia ushtron kontrolle në fshatin Oklace, i cili ndodhet 20 km nga Zubin Potoku.

“Policia ushtron kontrolle në këtë fshat dhe gjeti armë. Policia do të marrë deklarata nga personat që janë pronarë të vendit në të cilën u gjetën armët dhe për procedurat e mëtejshme do të vendosin organet përkatëse“, tha Elshani.