Të rinjve të arrestuar në Deçan u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji
Tre të rinjtë të cilët u arrestuan të dielën në afërsi të manastirit të Deçanit pasi shkruanin “Kosova është Serbi” në targa të tyre, janë dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, raporton reporteri i Kosovo online.
Tre të rinj nga Nikshiqi, Rajko Krivokapiq (34), Marinko Jovanoviq (24) dhe Dragutin Llallatoviq (24), janë arrestuar të dielën pas kremtimit të lavdisë në Manastirin e Deçanit.
Avokatja Jovana Fillipoviq ka theksuar dje se ata nuk kanë nxitur urrejtje dhe intolerancë për të cilën akuzon prokuroria.
“Përkatësisht, në kornizat e targave kishin një ngjitëse ku shkruhej “Kosova është Serbi”. Megjithatë, e njëjta ngjitëse ishte e mbuluar me një shirit tjetër dhe nuk mund të shihej. Makina e tyre ka qenë e parkuar në parkingun përballë manastirit të Deçanit dhe nuk dihet se si është hequr ajo afishe. Pra, mbetet që organet kompetente të përcaktojnë se si ka ndodhur dhe kush e ka fajin realisht sepse është hequr shiriti me të cilin është mbuluar mbishkrimi”, tha Fillipoviq.



0 komentet