Vasiq: Mitroviqit paraburgim 30 ditor ndonëse prokurori nuk spegoi dyshimet
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut ka vendosur masën 30 ditë paraburgim për Vidosav Mitroviq nga Leshka i arrestuar pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë të Millan Vukashinoviqit. Avokati Dejan Vasiq tha se prokuroria nuk spegoi dyshimet që kishte në të cilën u propozua masa e paraburgimit.
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut sot u mbajt seanca dëgjese e rastit të Vidosav Mitroviqit i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës me dyshimin se ndihmoi në kryerjen e aktit penal të vrasjes në tentativë të Millan Vukashinoviqit nga Lleposaviqi.
Avokati Dejan Vasiq theksoi se prokuroria nuk spegoi dyshimet që kishte për të cilën u propozua dhe masa e paraburgimit.
“Gjykata Themelore miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Vidosav Mitroviq nga Lleshka i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë, i’u caktua masa e paraburgimit gjyqësor. Megjithatë, ajo që më la përshtypje në këtë seancë, është se prokurori nuk i spegoi fare bazat e dyshimit për propozimin e një mase të tillë. Dhe përse gjykata e miratoi atë, do t’a mësojmë vetëm kur të marrim vendimin me shkrim në sërbisht”, tha Vasiq.
Avokatja Bojana Sërbljak tha se mbrojtja do të presë përkthimin zyrtar të vendimit të gjykatës, pas së cilës do të ankimohet.
“Do të presim që gjykata të na ofrojë përkthimin e vendimit për paraburgim, të cilit do t’a ankimojmë. Shpresojmë që Gjykata e Apelit do t’a pranojë ankesën dhe do të lejojë të pandehurin të mbrohet në liri”, tha Sërbljak.
Ndonëse fillimisht ishte njoftuar se seanca do të ishte e hapur për publikun, vendimi u ndryshua kështu që ajo u mbajt sërish pa praninë e publikut.
Mitroviq u arrestua mbrëmjen e të shtunës në shtëpinë e tij, ndërsa Zyra për Kosovë e Metohi tregoi se me këtë arrestim të paautorizuar, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij të dhunshme elektorale kundër komunitetit sërb.
I dyshuari Mitroviq fillimisht u urdhërua të mbahet në paraburgim 48 orë, ndonëse sikurse tha dje avokati Dejan Vasiq, mohoi tërësisht pjesëmarrjen në ngjarje nën përmendjen e alibisë lehtësisht të verifikueshme.
0 komentet