Vllajiq: Bozhoviq paraburgim 30 ditor
Avokati Nebojsha Vllajiq ka thënë se Millovan Bozhoviq nga Zubin Potoku i cili dy ditë më parë u arrestua nën akuzën e djegijes së autoveturës në veri të Kosovës, do të qëndrojë në paraburgim 30 ditor.
Vllajiq ka thënë se sot u mbajt seanca për vlerësimin e masës së arrestit ku prokurori ka paraqitur të dhënat që akuzojnë të arrestuarin Bozhoviq.
"Në seancë asistoi prokurori special nga Prishtina si dhe mbrojtësi i tij, ndërsa ne kemi paraqitur arsyet pro dhe kundër paraburgimit. Natyrisht, si në shumë raste të deritanishme, gjykata caktoi masën e paraburgimit 30 ditor. Në 48 orët e ardhshme kam të drejtën e ankimimit, do t’a paraqes atë" ka nënvizuar Vllajiq.
Ky i fundit ka thënë se kush e di rrugën që do të marrë ky proces pa shumë prova, pa asnjë provë bindëse, që u caktua masa e paraburgimit dhe i pandehuri është sërish në gjendje të provojë pafajësinë e vet, në vend që gjykata të provojë fajësinë e tij.
"Rëndojnë mbi të gjëra shumë serioze, tentativë vrasje të policit në vitin 2019 në afërsi të Zubin Potokut, shkaktimi i kaosit të përgjithshëm, pjesmarrje në djegien e dy autoveturave, dhe më e rënda, pjesmarrje në vrasjen e policit të Euleks-it dhe të gjitha këto, si anëtar i grupit të organizuar. Kam kërkuar të na thonë çfarë është ky grup, si quhet, kush e udhëheq. Asnjë fjalë rreth kësaj nuk na është thënë" ka thënë Vllajiq.
Ky i fundit shprehet se rasti Bozhoviq me shumë mundësi, do të jetë rasti i parë në drejtësinë e Kosovës “ku një person akuzohet për krim të organizuar dhe pjesëmarrje në grup, pa e ditur se për cilin grup bëhet fjalë”.
Arrestimin e Bozhoviqit dje, e dënoi drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq dhe Lista Sërbe. Ato kanë theksuar se Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe dialog me Sërbinë apo dhe formimin e BKS dhe për këtë shkakton incidente në mbarë Kosovën.
0 komentet