Vllajiq: Do ankimoj vendimin ndaj Vukotiqit, nuk do të tërhiqemi nga lufta për të drejtën e të pandehurit
Avokati mbrojtës i Zoran Vukotiqit, Nebojsha Vllajiq ka thënë se do të ankimojë vendimin në të cilën dha sot Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj klientit të tij duke e dënuar me 15 vite burg dhe u shpreh se nuk do të tërhiqet nga lufta për të drejtën e të pandehurit.
“Sot u shpall vendimi ndaj sërbit të Vushtrrisë për veprën penale krime lufte. Ndaj këtij njeriu janë ndërmarrë disa proçedura për krime lufte çka është e paligjshme dhe e palejueshme. Kjo në historinë e drejtësisë penale për krime lufte nuk ka egzistuar, kështu që gjykatës thjesht nuk mund t'i spegohet, por nga lufta jonë për të drejtën e të pandehurit nuk do të tërhiqemi” ka thënë Vllajiq.
Ky i fundit shtoi se do t’a ankimojë vendimin.
Ai sqaroi se Vukotiqi në këtë rast u gjykua për katër vepra penale, se u lirua nga tre akuza dhe u dënua për një.
"Përsa i përket këtij rasti, u gjykua për katër ngjarje të ndryshme dhe u lirua nga akuzat për tre. Vetë gjykata tha se nuk kishte prova që mund t'i atribuoheshin atij. Për të katërtën, të vetmen vepër penale të mbetur, u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg. Unë jam i bindur se situata përsa i përket provave dhe në këtë rast, është absolutisht e njëjtë si me situatën në ato tre ngjarje të ndryshme. Unë do t’a apeloj dhe besoj se kjo do të duhet të merret në shqyrtim dhe të merret vendim si dhe këto ngjarje për të cilat u lirua prej akuzave”, tha Vllajiq.
0 komentet