Pa ndryshime kushtetuese Maqedoninë e Veriut e kërcënon izolimi, këtu është shanci për Kurtin
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn, korrenspodent special i Politikës nga Maqedonia e Veriut
Mosmarrëveshjet politike dhe juridike në Kosovë në kohën e RSF të Jugosllavisë ndihmuan bashkësinë ndërkombëtare që të ndërkombëtarizojë raportet ndëretnike në vendet socialiste me ideologji komuniste për të arritur pas Luftës së Ftohtë, opsionin e vetëm të sigurt për ndryshimin e kufijve. Ndonëse jetojmë në kohët moderne dhe është larg për ne shoqëria skllavopronare, fuqitë botërore nuk e braktisin aspak metodën "Përça e sundo", fuqitë e mëdha po ushtrojnë ndarjen e botës me grup të armatosur simfonik, me dorën e tyre në shënjestrën e armëve atomike.
Ballkani Perëndimor, pjesë e botës e karakterizuar nga bukuri të shumta natyrore, hapësira e të cilës mund të gjejë vend kushdo turist i botës për të shijuar, qoftë edhe ai me shijet më të rafinuara, është udhëkryq kulturash dhe religjionesh të ndryshme, përmes historisë ka qenë objektiv konstant i interesave politike. “Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të tretsë”, këto janë fjalët e Uinston Çërçill të cilat më ka kujtuar zyrtarin e lartë politik dhe fetar nga Vatikani në një intervistë për “Politika” e cila do të publikohet ekskluzivisht të dielën.
Pikërisht, për këtë jam bindur duke jetuar dhe punuar në Prishtinë, në fund të dekadës së nëntë dhe fillimit të dekadës së dhjetë të shekullit të kaluar. Në Kosovë e Metohi kam ardhur nga Vojvodina, nga mjedisi shumëkombësh ku isha mësuar me marrëdhënie të ndryshme ndërpersonale, ku sporti, muzika dhe arsimi na bashkonin, pa dallim kombësie, orientimi politik, feje etj. Kur erdha në krahinën jugore të Sërbisë, më konsideruan naiv të madh, por jo sepse vija nga Kovaçica, djepi i pikturës naive, por sepse marrëdhëniet mes sërbëve dhe shqiptarëve, ishin shumë të ndryshme nga gjithçka që isha mësuar. Deri më tani, luftuan për një zë më shumë mes romëve. Romët që harruan gjuhën rome dhe flisnin shqip-u regjistruan si ashkalinj dhe konsideroheshin si popullsi shqiptare, ndërsa një grup i caktuar romësh që kërkuan promovimin e tyre politik, kaluan tek egjiptianët dhe ata që nuk ndryshuan ndjenjën e përkatësisë në demonstrata, mbanin pankartën "Vëllezër sërbë edhe ne jemi me ju".
Nuk munda t’i kuptoja demonstratat në rrugë ku nxirreshin nxënës, madje edhe ata të fillores, ku u kërkohej të brohorisnin për ndryshimin e Kushtetutës dhe sigurisht që nuk e kuptonin as Kushtetutën as ligjin. Edhe pse sot jemi dëshmitarë që aktin më të lartë shtetëror të një vendi e luajnë përfaqësuesit më të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Demonstratat e popullsisë shqiptare, duke kërkuar demokraci, përmirësim të të drejtave të njeriut dhe gjithçka që ekzistonte, u alternuan. Kushtetuta e vitit 1974 u dha të gjitha të drejtat krahinave autonome. Luftëtarët e Luftës së Dytë Botërore mbajtën poste të rëndësishme politike në nivelin federal e krahinor, nga Kol Shiroka, Fadil Hoxha, Ali Shukria dhe Sinan Hasani ku ky i fundit shërbeu edhe si kryetar i Kryesisë së RSF të Jugosllavisë. Pas demonstratave të vitit 1968, u morën masa pozitive për ngritjen e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Shqipja u bë gjuhë zyrtare. Pas kësaj u bë standardizimi i gjuhës shqipe dhe u bë rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Ndërsa isha në Prishtinë, e kuptova Mirosllav Kërlezhën dhe spegimin e tij se e drejta për vetëvendosje, përfshirë të drejtën për shkëputje, shndërrohet lehtësisht në nacionalizëm dhe irredentizëm. Demonstratat shqiptare që kërkonin krijimin e Republikës së Kosovës ishin në fakt tradhti ndaj ideologjisë komuniste, për të cilën nacionalizmi ishte njësoj me shkatërrimin e shoqërisë dhe sistemit komunist e rrjedhimisht dhe kundërrevolucion.
Një nga krijuesit e këtij kundërrevolucioni ishte Adem Demaçi, me të cilin u njoha në shtëpinë e tij në Prishtinë pasi doli nga burgu. Ndonëse atëherë nuk priti asnjë gazetar, me mua dëshironte të fliste. Më tha se Millosheviçi po ndjek politikë represive ndaj shqiptarëve në Kosovë. Dukej i qetë, sikur i kishin mjaftuar të gjitha, si burgu, ashtu edhe lufta politike. Megjithatë, rreth vetes mblodhi të gjithë ata që ishin për luftë agresive dhe të ashpër për shkëputjen e Kosovës nga Sërbia. Themeloi Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, për të cilën si udhëheqës i lëvizjes mbarëshqiptare për aneksimin e Kosovës në Shqipëri, u dënua me 15 vjet burg në vitin 1964. Mbeti simbol i lëvizjes kombëtare shqiptare.
Sot Adem Demaçi mban emrin rruga në Shkup, në Komunën e Çairit, në vend të emrit të mëhershëm të Brigadës së Dytë Partizane, e cila mbante kujtimin e luftës antifashiste ndaj pushtuesve dhe tradhtarëve vendas. Natyrisht që në paraemërtimin e rrugës ka qenë i pranishëm edhe Albin Kurti, kryeministri i pothuajse shtetit të Kosovës, por është promovuar edhe si president i të gjithë shqiptarëve.
Është e njohur se Kurti ishte një nga figurat më të respektuara të Demaçit dhe në qeverinë e tij është ministrja Gërvalla nga familja e të cilës u vranë në Gjermani Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët tentuan të organizonin rezistencë të armatosur të shqiptarëve me bazë në Gjermani, por u zbuluan nga shërbimet sekrete sërbe në bashkëpunim me policinë gjermane. Pas kësaj diaspora shqiptare u aktivizua gjithnjë e më shumë në çështjen kombëtare, formoi klube përmes të cilave mblidheshin financat për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Njësia e parë e armatosur u formua në vitin 1989 dhe në vitin 1991 u njoh si LPK me seli në Zyrih dhe pas takimit të drejtuesve të saj me presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, u formua UÇK. Kjo rrymë u bë dominuese dhe zgjodhi rrugën agresive, duke mos u pajtuar me vëzhgimin gandian të përfaqësuar nga Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani liderë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë opsion paqësor ma konfirmoi Bujar Bukoshi, kryeministri i ardhshëm i Kosovës në mërgim, ndërkohë që po filmonim referendumin shqiptar për Kosovën e pavarur, në fushat dhe livadhet rreth Mitrovicës, Gjilanit dhe Prishtinës. Ishte në shtator 1991. Në të njëjtin vit në korrik në Kaçanik u votua Deklarata e Pavarësisë.
Shumë vite më vonë, në Zagreb, u takova me Jusuf Karakushin, atëherë ministër i Punëve të Brendshme, i cili i tha Rahman Morinës se kuvendi ilegal i Kosovës po mbahet në Pejë. Pyeta atëherë Karakushin se përse e informoi kështu Morinën, por në vend të përgjigjes mora buzëqeshjen e tij të butë dhe më takoi mua t’a interpretoja. Më vonë ndodhi bombardimi i Jugosllavisë dhe Kosova mori status tjetër në botë në planin ndërkombëtar.
Me Kurtin, patëm rastin të shiheshim në Maqedoninë e Veriut, mori përsipër të gjithë ideologjinë e Demaçit dhe filloi ndërkombëtarizimin e bashkimit të shqiptarëve, për të cilin mori pëlqimin në Tetovë, në tubimin mbështetës me himnin dhe flamurin e një vendi të huaj-të Shqiperisë. Ndonëse organizatorët dhe kryekomunarët e Çairit dhe Tetovës kanë marrë kallëzime me kundërvajtje penale për shkak të mos respektimit të ligjit për flamurin dhe himnin, ata nuk mund të dënohen në masë të madhe, por vetëm me kundërvajtje penale. Subjektet politike shqiptare kanë bërë hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit të tyre për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Duke pasur parasysh se 114 deputetë të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, nuk do të jetë aspak çudi që deputetët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia dhe Kosova, të shpallin shtetin e pavarur të “Shqipërisë së Madhe”.
Megjithatë, Maqedonia e Veriut së pari përballet me pasigurinë sesi do të ndodhin ndryshimet kushtetuese sot në Kuvend, d.m.th. a do të ketë sukses ky vend në përmbushjen e kushtit të ri për anëtarësim në familjen europiane. Nëse ndryshimet kushtetuese nuk zbatohen, BE do të izolojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria do të shkojë e vetme në rrugën e integrimit europian. Ky ndoshta mund të jetë shans për Kurtin që t'i qaset amanetit që i ka lënë Demaçi për integrimin e territoreve të popullsisë shqiptare në “Shqipërinë e Madhe”.
0 komentet