Millivojeviq: Qeveria në Prishtinë po zbaton politikë përjashtimi dhe presioni ndaj serbëve
Diplomati karriere Zoran Millivojeviq deklaroi sot se qeveria në Prishtinë në mandat teknik, i cili zgjat më shumë se një vit, po zbaton një politikë përjashtimi dhe presioni ndaj popullit serb, duke vënë në dukje se është e rëndësishme që Serbia kohët e fundit në komunikimet diplomatike dhe ndërkombëtare po insiston pikërisht në temën e Kosovës, pozitës së popullit serb dhe, para së gjithash, në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
I pyetur se sa kriza në Prishtinë, duke pasur parasysh se do të mbahen zgjedhjet e pesta për 16 muaj, ndikon te populli serb, Millivojeviq tha për RTS se kjo sigurisht që ndikon tash e një kohë të gjatë.
“Është gjendje e panatyrshme dhe problem që nuk ka reagim nga disa qendra perëndimore dhe faktorë ndërkombëtarë ndaj faktit se qeveria në mandat teknik, që zgjat më shumë se një vit, po zbaton politikë të përjashtimit të Serbisë dhe presione ndaj popullit serb, dhe këtë e shohim çdo ditë. Vazhdimisht zhvillohen procese të ndryshme, arrestohen njerëz, ushtrohen presione të llojeve të ndryshme dhe i pamundësohet jeta normale popullit serb”, theksoi Millivojeviq.
Për këtë arsye ai konsideron se kjo do të jetë tema dominuese në periudhën e ardhshme në diplomacinë serbe.
“Zgjedhjet janë të rëndësishme, sepse serbët duhet të sigurojnë 10 vende ose të paktën nëntë, sepse kjo është kusht për mbijetesën e popullit serb dhe mundësinë për të mbrojtur interesat e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe ky është edhe mekanizëm i Serbisë për mbetjen e Kosovës dhe Metohisë në përbërje të Serbisë, ndërsa nga ana tjetër edhe mundësi veprimi për mbijetesën e popullit serb në hapësirën e krahinës sonë jugore”, tha Millivojeviq.
Ai thotë se nuk është rastësi që Serbia kohët e fundit në komunikimet diplomatike dhe ndërkombëtare po këmbëngul në temën e Kosovës, pozitës së popullit serb dhe, para së gjithash, në të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
“Në këtë kuptim është e rëndësishme konfirmimi, lidhur me përpjekjet që Kosova t’i afrohet NATO-s, se KFOR-i është i pazëvendësueshëm, së bashku me qëndrimin e NATO-s se nuk ka bisedime për këtë duke pasur parasysh procedurat, por edhe pozitën e Kosovës dhe Metohisë”, shtoi Millivojeviq.
0 komentet