Aksion i forcave speciale të Policisë së Kosovës në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan
Pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës sot kanë bastisur disa lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.
Siç kanë dëshmuar për portalin tonë qytetarët e ndodhur në vendngjarje, forcat speciale bastisën një banesë pranë spitalit në Mitrovicën e Veriut, si dhe një objekt në Mëhallën e Boshnjackëve. Aksioni nuk ka zgjatur shumë, pasi ata janë tërhequr menjëherë pas bastisjeje. Nuk dihet se cila ishte arsyeja e aksionit të kontrollit.
Në të njëjtën kohë është bastisur edhe një shtëpi në Zveçan. Ashtu si në rastin e Mitrovicës së Veriut, nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e atij bastisjeje dhe policia nuk i ka lejuar ekipet e shtypit të regjistrojnë dhe fotografojnë.
Më herët sot në Leposaviq është arrestuar serb M.M, për shkak të një fotografie me armë që dikur e ka publikuar në rrjetet sociale. Me atë rast është kontrolluar edhe shtëpia e tij, por nga sa mësojmë nuk janë gjetur armë.
0 komentet