Ambasada e SHBA: Autoritetet e Mitrovicës së Veriut pa koordinim ndërmorrën vendimin për largimin e institucioneve sërbe prej godinës komunale
Qeveria vendore në Mitrovicën e Veriut, vendimin e fundit për largimin nga godina komunale në të cilën ndodhen institucionet sërbe, nuk e ndërmorën në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, vë në dukje Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në përgjigjen e dhënë Radios Europa e Lirë.
Nga Ambasada theksohet që ky vendim nuk është as në përputhje me kërkesat për të mos ndërmarrë akte të cilat mund të sjellin deri në eskalimin e situatës.
Në përgjigje nënvizohet se SHBA kanë këshilluar Qeverinë e Kosovës përfshirë edhe kryekomunarët në veri, që të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdolloj akti i cili mund të rrisë tensionet.
"Ndonëse jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet komunale në prill të vitit 2023 në katër komuna në veri të Kosovës ishin të detyrueshme sipas ligjeve kosovare dhe njohja e rezultateteve si legjitime, duke pasur parasysh pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët të zgjedhësve në ato zgjedhje, një numër zyrtarësh amerikanë janë shprehur se presim që kryetarët e zgjedhur, përfshirë Mitrovicën e Veriut, të bëjnë përpjekje të veçanta për t'iu përgjigjur shqetësimeve të të gjithë banorëve dhe anëtarëve të komunitetit” thuhet nga zëdhënësja e ambasadës së SHBA në Kosovë.
Qeveria vendore në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shumicë sërbe në veri të Kosovës, dje ka kërkuar që institucionet e Sërbisë të "lirojnë" një objekt të tyrin në lagjen e boshnjakëve.
Inspektimi arsyetoi se nuk u është ofruar dokumentacioni në bazë të të cilit institucionet e Sërbisë e shfrytëzojnë këtë objekt, ndërsa shtohet se institucionet e Sërbisë më herët janë njoftuar se duhet të përgatisin dhe paraqesin dokumente apo kontratë për shfrytëzimin e këtij objekti.
Në godinën e kontestuar qëndrojnë Zyra për Kosovë, Drejtoria e Fondit për Pension dhe Sigurim Invaliditeti, Qarku i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për punë sociale nga Vuçiterna.
0 komentet