Andriq Rakiq: Votimi me postë është problematik, mund të vërë në dyshim shkarkimin e kryetarit

Milica Rakić Andrić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja e programit të OJQ-së Iniciativa Shoqrore, Milica Andriq Rakiq, thotë se në suksesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në komunat në veri mund të ndikohet nga fakti se procedura parasheh që votuesit që janë jashtë Kosovës të votojnë me postë, sepse ai lloj votimi ka rezultuar shumë problematik dhe në vitet e kaluara ka qenë i dobët i organizuar.

“Votat që mbërrijnë me postë janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh se shumë njerëz janë larguar nga Kosova në muajt e kaluar dhe më së shumti ka pasur probleme me atë lloj votimi. Pas vitit 2019 dhe aferës me gjoja helmimin e votave nga Serbia, në ciklet zgjedhore praktika ishte kështu që votat dërgoheshin përmes postave në Maqedoni dhe Mal të Zi për shkak se nuk ka bashkëpunim mes Postës së Serbisë dhe Postës në Kosovë, shumë vota kanë ardhur me vonesë, pas afatit të përcaktuar ligjor dhe nuk u pranuan në fund. Prandaj, një numër shumë i vogël votash pas vitit 2019 u pranua në atë mënyrë. Kjo mund të ndikojë shumë në numrin e votuesve që dolën dhe mund të vërë në dyshim rezultatin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave pikërisht sepse kërkohet një nivel kaq i lartë i pjesëmarrjes, më i lartë se 50 për qind”, tha Andriq Rakiq për Kosovo online.

Lidhur me vendimin për vendosjen e kamerave në vendvotimet ku qytetarët do të votojnë më 21 prill nëse janë pro shkarkimit të kryetarëve, Andriq Rakiq thekson se kjo nuk është praktikë e zakonshme dhe se është problematike nga disa aspekte.


"Pikësëpari për shkak të privatësisë së të dhënave të votuesve. Është e mundur që një numër votuesish të ndjehen të frikësuar për këtë, por nuk besoj se do të ishte një përqindje e madhe. Sigurisht që nuk është e këndshme, sepse në përgjithësi nuk ka nivel të besimit në mes të komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës për të inqizuar këtë proces të rëndësishëm. Është e pazakontë që kamerat po futen në këtë moment dhe qytetarët me të drejtë mund të pyesin pse po prezantohen tani nëse një praktikë e tillë nuk ekzistonte në çdo cikël të mëparshëm, veçanërisht në vende të tjera në Kosovë, ta prezantoni kur votohet për shkarkimin e kryetarëve, i cili është një proces jo standard dhe kur votohet në zonat me shumicë serbe me shpresën se situata do të de-përshkallëzohet, nuk është një veprim që tregon vullnet të mirë apo që tregon se institucionet janë të gatshme të ndërtojnë besim me qytetarët, thjesht vë në pikëpyetje motivet e një praktike të tillë ndërhyrëse”, thotë Andriq Rakiq.

Ajo supozon se serbët me siguri do të dalin për këtë votim, por duke pasur parasysh standardet e larta për zëvendësimin e kryetarëve, ajo beson se procesi me gjasë nuk do të jetë i suksesshëm në të gjitha komunat.

“Nëse në disa komuna votimi i shkarkimit do të jet i suksesshëm, atëherë supozoj se në komunat e tjera kryetarët potencialisht mund të dorëzojnë dorëheqje, nëse jo, do të vazhdojë si më parë. Ky proces është organizuar vetëm me qëllim të shfuqizimit të masave ndëshkuese në të cilat ndodhet Kosova, kështu që ajo që mund të pritet pas votimit, pavarësisht nëse komuniteti serb e bojkoton apo jo, është heqja e atyre masave ndëshkuese, e sa i përket deeskalimit, është në pikëpyetje. Nëse nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave që potencialisht nuk largohen në këtë mënyrë dhe nëse nuk gjendet zgjidhje për bashkëjetesë mes asambleve që do të mbeten me shumicë shqiptare dhe potencialisht kryetarëve të rinj nëse do të ketë zgjedhje të reja, do të ketë shumë pak deskalim dhe ndryshime për më mirë”, përfundon Andriq Rakiq.