Andriq Rakiq: Zbatimi i Rregullores rreth operimit me para kesh, do të thoshte në njohjen e institucioneve sërbe në Kosovë

Milica Andric Rakic
Burim: Kosovo Online

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq thotë për Kosovo onlajn se me hyrjen në fuqi të Rregullores rreth operimit me para kesh do të ishte e mundur vetëm nëse Kosova njeh institucionet sërbe si legjitime.

Ajo bëri të ditur se në bazë të reagimit të guvernatorit të BQK duket se ai nuk e kupton implikimin e vendimit të vet.

“Në thelb, ajo që prej ditësh ka qarkulluar në opinionin kosovar, është se egziston kjo mundësi që qytetarët të tërheqin para në euro. Këtu po lihet veçmas çështja kyçe, e kjo është që qytetarët që punojnë në institucionet sërbe nuk do të munden që në bankat kosovare të çelin llogari në bazë të kontratave që kanë me institucionet sërbe. Diçka e tillë është e mundur vetëm nëse Kosova i njeh ato institucione si legale. Dhe këtu mund të shihet gjithë nxitimi i kësaj zgjidhjeje. Ose institucionet kosovare bëjnë sikur nuk e kuptojnë“ tha Andriq Rakiq.

Kjo e fundit shton se çdo qytetar që dëshiron të çelë llogari, për shembull në Rajfajzen Bank, do të duhet të sjellë kontratën e punës, pra kontratë në bazë të së cilës çel llogari për pagën.

“E atëherë banka do të duhet të njohë si të ligjshme institucionet sërbe në Kosovë, për të cilat Kosova pretendon se janë paralele dhe të paligjshme. Përveç kësaj, nëse kjo ndodh, nëse vërtet i njohin ato institucione, nuk do të duhet të çelin llogari vetëm për qytetarët që punojnë tek ato institucione, por edhe institucionet të çelin llogari siç mund të konkludohet nga deklarata e guvernatorit. Atëherë qytetarët do t'i nënshtrohen tatimit të dyfishtë. Sa herë që merrni para nga jashtë, veçanërisht në valutë, do taksoheni. Atëherë kjo do të thotë se sërbët e Kosovës të cilët Sërbia i takson gjatë llogaritjes së pagës së tyre, do të taksoheshin edhe në Kosovë”, tha Andriq Rakiq.

Kjo e fundit theksoi se autoritetet kosovare nuk kanë speguar se cili ishte qëllimi i tyre i vërtetë sepse me sa duket ata vetë nuk e kuptojnë se cilat janë pyetjet e publikut.

“Gjithçka është shumë e paqartë. Ky njoftim që padyshim është dashur të jetë përgjigje ndaj kritikave se nuk e kanë informuar mirë publikun, tregon se ata vetë nuk e dinë se cilat janë pyetjet e publikut. Pra, nuk i kuptojnë të gjitha këto gjëra, pasi me shumë mundësi nuk kanë folur me askënd nga sistemi sërb për t'i kuptuar të gjitha këto probleme, ose thjesht nuk e dinë mjaftueshëm mirë punën e tyre”, beson bashkëbiseduesja jonë.

Meqenëse 1 shkurti është shumë afër, Rakiq deklaron se nuk e di se çfarë të presë dhe të njëjtën ndjejnë edhe sërbët në veri të Kosovës.

"Me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kjo është plotësisht në pikpyetje. Egzistojnë dy mënyra që kjo të zgjidhet: ose qeveria kosovare njeh institucionet sërbe në Kosovë si legale ose të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Ajo në thelb është institucion kosovar dhe atëherë do të ishte BKS që do të mund t'i merrte ato pagesa. Nuk egziston zgjidhje tjetër", beson Andriq Rakiq.

Bashkëbiseduesja jonë thekson se mund të vazhdojë edhe ky sistem që ka egzistuar deri më tani.

“Ai nuk është sqaruar plotësisht ligjërisht, por është përshtatur me realitetin në terren, që është se një pjesë e mirë e jetës publike të sërbëve kosovarë, varet nga institucionet sërbe në Kosovë. Pjesa më e madhe e qytetarëve ekonomikisht varen nga marrja e pagave, pensioneve, apo asistencës sociale nga Sërbia”, bën të ditur Andriq Rakiq.