Antonijeviq: Parlamentarët e Këshillit të Europës përcollën mesazh se Kosova nuk ka përmbushur detyrimet për formimin e BKS

Antonijević
Burim: Kosovo Online

Parlamentarët brenda Këshillit të Europës e shikojnë mjaft mirë situatën aktuale, pra që Kosova nuk përmbushi ato pjesë të marrëveshjes që duhej të përmbusheshin e para së gjithash për Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe me votën në Komitetin Politik të APKE donin të përcillnin para së gjithash, mesazh politik se Kosova duhet të ndryshojë politikën e vet ndaj pakicave dhe se duhet të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit, thotë për Kosovo onlajn juristi Millan Antonijeviq.

Kështu komentoi ai rezultatin e votimit të djershëm në Paris në të cilën u vendos që në rendin e ditës së Komitetit Politik të APKE të hiqej kërkesa e Kosovës për të përfituar statusin e të ftuarit special në APKE.

Antonijeviq thotë se rezultatet e këtij votimi treguan në atë që vendet të cilat nuk ishin më parë pro qëndrimit të Sërbisë, tashmë po ndryshojnë qëndrim.

“Para së gjithash e kam fjalën për Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe tek ndonjë tjetër që e ka njohur Kosovën parlamentarët e të cilës kanë ndryshuar qëndrim. Kur kësaj i shtojmë edhe ato vende brenda Këshillit të Europës që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo jep pamje paksa më ndryshe në raport me atë se çfarë janë pritshmëritë nga Prishtina. Kjo është gjithashtu formë e fortë presioni ndaj Prishtinës që të përmbushë detyrimet që ka, që të mos politizojë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, por për t’a bërë prioritet real për qeverinë e Prishtinës, çka në këtë moment nuk është e dukshme. Egzistojnë seri incidentesh që raportohen dhe parlamentarët brenda Këshillit të Europës rreth kësaj janë të vetëdijshëm. Vetë Këshilli i Europës ka pasur gjithashtu analiza që kanë të bëjnë me gjendjen e të drejtave të njeriut, incidentet, lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe gjithçka që ne në Beograd dhe në mbarë rajonin e shohim dhe e dënojmë shumë qartë” ka thënë Antonijeviq.

Pyetjes nëse qëndrimi i shumicës së djeshme mund të jetë indikator sesi do të votohet në Komitetin e Ministrave të KE nëse në rendin e ditës së saj do të jetë pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate, bashkëbiseduesi ynë thotë se është jo mirënjohëse që të jepen vlerësime të tilla.

“Diplomacia jonë punon në paraqitjen e pamjes së qartë të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mundësisë që të bëhet ndonjë hap. Anëtarësia në Këshillin e Europës do të ishte hap me të vërtetë tepër i madh veçanërisht ndërsa statusi nuk është zgjidhur në asnjë lloj mënyre. Domethënë, fill pas marrëveshjes gjithëpërfshirëse mund të hyhet në disa konsiderata të mëtejshme. Në këtë moment jemi shumë larg nga çdo gjë që i ngjan marrëveshjes gjithëpërfshirëse, mbrojtjes së plotë të të drejtave të pakicave të komunitetit sërb dhe e gjithë kjo është prioritet i Sërbisë, prej të cilës sigurisht që nuk do të hiqet dorë” thotë Antonijeviq.

Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën sikurse thekson, janë aleatë të mëdhenj të Sërbisë brenda Këshillit të Europës dhe kjo do të ngelet dhe nga interesat e veta dhe si rjedhojë e mëbështetjes që i japin Sërbisë.  

“Shikojmë se ka me të vërtetë mjaft hapa që Prishtina nuk mundet t’i kontrollojë dhe që flasin rreth asaj që nuk egziston qëndrim unik i Këshillit të Europës dhe se ata merren me ato

që është qëllimi i tyre parësor, çka është mbrojtja e të drejtave të njeriut e kështu marrin dhe vendimet” vlerësoi ai.