Instituti për Kulturë Sërbe në Lleposaviq: Tentativat për përvetësim të trashëgimisë sërbe janë pjesë e revizionizmit sistemik

Pecka patrijarsija 1
Burim: Kosovo Online

Instituti për Kulturë Sërbe Prishtinë-Lleposavia bën të ditur sot se për rastin e Patriarkanës së Pejës ky është veçse shembull se në cilën mënyrë, në bashkëpunim me institucionet e kulturës dhe arsimit, krijohet identiteti i “shtetit të vetshpallur të Kosovës” dhe qytetarëve të tij shqiptarë, duke shtuar se leksionet e arkeologut për origjinën bizantine të Patriarkanës së Pejës janë të pakuptimta, por jashtëzakonisht të rrezikshme. 

"Në kohën kur viktimat sërbe në Kosovë e Metohi bëhen të pakuptimta dhe fshihen plotësisht nga kujtesa kolektive, ndërsa sërbët paraqiten si kriminelë me ekspozitën kontroverse 'Masakra në Kosovë 1998-1999' në Prishtinë me rastin e përvjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO, Muzeu i Pejës organizon vizitë në Patriarkanën e Pejës për nxënësit e lëndës së arkitekturës së Shkollës së Mesme Teknike "Rifat Gjota". Kjo vizitë në vetvete nuk do të vihej në diskutim nëse nuk do të ishte shfrytëzuar që arkeologu muzeal të mbante leksion rreth Patriarkanës 'shqiptare' të Pejës. Nxënësit patën mundësinë të dëgjonin se si 'kishat e para romake e bizantine në Pejë u transformuan sistematikisht në ato rashko-sërbe'", bën të ditur ky Institut.
Në njoftim përveçse dënohet, tërhiqet vëmendja se kjo ngjarje është shembull se në çfarë mënyre në bashkëpunim me institucionet arsimore e kulturore, krijohet identiteti i "shtetit të vetëshpallur të Kosovës" dhe qytetarëve të saj shqiptarë dhe që rasti i Patriarkanës së Pejës nuk është i pari.
"Teza e paraqitur brenda mureve të manastirit të Pejës, bazohet në hulumtime pseudoshkencore në dy dekadat e fundit, sipas të cilave sërbët jo vetëm që e kanë 'transformuar' Patriarkanën e Pejës, por dhe 'vende të tjera të shenjta të vjetra shqiptare' si Virgjëresha e Ljevishkës, Banjska, Deçani, Graçanica, Kryeëngjëjt e Shenjtë pranë Prizrenit e madje edhe kishën në fshatin Ajnovcë. Arti mesjetar sërb për shqiptarët kosovarë është mishërimi i stilit kosovo-bizantin ndërsa ndërtuesi i Deçanit Frati Vita nga Kotori është shqiptar", vëren Instituti.
Kujtojnë se prej kohësh, guidat turistike ua përsërisin vazhdimisht ide të tilla turistëve kur i çojnë në vizita tek manastiret sërbe, të cilat paraqiten si trashëgimi kulturore të Kosovës.
Nën këtë, shtojnë se në bazën e të dhënave në uebsajtin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Virgjëresha e Ljevishkës ka identitet ilir dhe dardan, të cilat në fakt janë dy identitete, të pabazuara shkencërisht, por për shqiptarët e sotëm kosovar, përfaqësojnë rrënjën e identitetit të tyre.
Në njoftim paralajmërohet për "fshirjen e planifikuar dhe sistematike dhjetëvjeçare të identitetit sërb nga territori i Kosovës dhe Metohisë".
"Prej të gjitha mekanizmave të lejuar dhe të palejuar në luftë, deri në një luftë administrative të qetë dhe gjatë gjithë kohës në bazë të revizionizmit historik që krijoi 'të vërtetën' e re shqiptare-se gjithçka sërbe (dhe jo vetëm sërbe), dikur ishte dhe duhet të jetë shqiptare. Shkatërrimi fillestar fizik dhe më pas mohimi dhe përvetësimi i trashëgimisë sërbe, janë baza e shqiptarizimit intensiv të Kosovës e Metohisë", bëhet e ditur në njoftim.
Theksojnë se nga pikëpamja shkencore, leksioni i arkeologut nga Peja është i pakuptimtë por-jashtëzakonisht i rrezikshëm.
"Rinia shqiptare edukohet me narrativa të tilla shkencërisht të pabaza të cilat krijojnë të vërteta historike me panjohuri absolute, ndërsa nevoja për të kthyer atë që nuk është e tyre, u është mësuar se është, është e fortë dhe e dëmshme", konkludohet në deklaratën e firmosur nga këshilltarja shkencore Ivana Zhenarju Rajoviq.