Apostolloviq: Propozimi i Vuçiqit dhe Ramës duhet të mbështetet në BE
Ambasadori i Sërbisë pranë Unionit Europian dhe shefi i Ekipit Operativ për anëtarësi në BE Daniel Apostolloviq është shprehur sot se thirrja e përbashkët e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun unik të BE dhe hapësirën Shengen, pa të drejtën e vetos, është propozim i shkëlqyer dhe se duhet të mbështetet në BE, ndërkohë që shtoi se qëndrimi i komisioneres europiane për zgjerim Marta Kos për këtë çështje është jokorrekte, transmeton RTV.
Apostolloviq tha se deklarata e Marta Kos, e cila e hodhi poshtë këtë propozim duke thënë se "nuk është e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama dinë sesa shumë duhet të arrijnë nëse dëshirojnë të jenë pjesë e Shengenit", është jokorrekte duke pasur parasysh faktin se BE insiston tek integrimi gradual, ndërsa vendet kandidate presin anëtarësimin e plotë si dhe se ky është qëndrimi i saj personal dhe jo qëndrimi i Komisionit Europian.
"Ajo donte të thoshte se shumë gjëra duhet të përmbushen që një shtet të bëhet anëtar i Shengenit, sepse ky i fundit erdhi më herët, jo me anëtarësimin në BE, por pas saj. Neve asgjë nuk na pengon të nisim intensivisht të përmbushim kushtet në këtë fazë, askush nuk e di se kur ne dhe kandidatët e tjerë do të bëhemi anëtarë, proçesi është i gjatë. Ndërsa presim, përse mos të integrohemi në tregun e brendshëm, ky është përfitim dhe për kandidatët dhe për BE” tha Apostolloviq për TV K1.
Ai theksoi se deklarata e Marta Kos, bie ndesh me Planin e Rritjes dhe aspiratat e BE dhe metodologjinë e re që u miratua, duke pasur parasysh se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, përfaqëson integrim gradual në politika të ndryshme, para së gjithash ekonomike, raporton Tanjug.
Shtoi se ka biseduar me shumë ambasadorë shtetesh anëtare të BE në Bruksel të cilëve u pëlqeu propozimi i Vuçiqit dhe Ramës dhe çmoi se ndoshta do të jenë të gatshëm t’a mbështesin atë ide.
"Ajo çka është përjetuar, jo nga ana e shteteve anëtare, është propozimi i KE për të ashtuquajturin anëtarësim të kundërt dhe ka qenë në rendin e ditës qysh kur rodhi plani i paqes për Ukrainën dhe anëtarësimi i mundshëm për to në vitin 2027. Përkundrazi anëtarësimi nënkupton që mos të prisni të përmbushni të gjitha kushtet e nevojshme dhe të mbyllni të gjitha kapitujt, por për t’u bërë anëtar i BE pa të drejtë vetoje, komisionerë dhe vendimmarrje në grupe të caktuara pune dhe pastaj gradualisht si t’i bashkoheni segmenteve të caktuara që të merrni të drejtën e votës në ato grupe pune", thotë Apostolloviq.
Ky i fundit tha se për të ky i ashtuquajtur, përkundrazi anëtarësim, është ide e mirë vetëm me faktin se ndonjë vend anëtar, është më i motivuar të bëjë dhe të përmirësojë gjërat më shpejt dhe më mirë dhe shtoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se Sërbia do të ishte shumë "pro" këtij lloj anëtarësimi.
Vuri në dukje se anëtarësimi në BE përherë ka qenë vendim politik duke pasur parasysh se në vitin 2007, kur Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtare, ato nuk i përmbushën të gjitha kushtet, por për 15 vite ishin nën mekanizmin e koordinimit dhe mbikëqyrjes dhe plotësuan kriteret që sikurse Sërbia tani i përmbush si kandidate për anëtarësim.
“Në takimin në të cilën ajo ide rreth anëtarësimit të kundërt pëjetoi rënie fillestare, u fol për integrimin gradual, ku më së shumti është mjaft i mbështetur dhe që metodologjia egzistuese pak ka për të ndryshuar në kuptimin që do të përshpejtonte proçesin dhe se për çeljen e kapitullit, nuk kërkohet unanimitet në vendimmarrje, por shumicë të kualifikuar. Mendoj se do të jetë më e vështirë, por mbetet për t’u parë”, shtoi ambasadori i Sërbisë pranë BE.
Apostolloviq tha se ndonëse Sërbia ka treguar qartë se rruga e saj është drejt BE, ende ka mungesë të qasjes strategjike nga BE dhe shtetet e saj anëtare ndaj Sërbisë, si dhe moskuptimi i situatës tek vendet kandidate, u bë pasi jo çdo kandidat të mund të shikohet në të njëjtën mënyrë.
Shtoi se këtë e kupton Komisioni Europian dhe një numër i madh shtetesh anëtare, ndërsa një numër shtetesh anëtare më afër Rusisë këtë nuk e kuptojnë.
Duke folur për Ekipin Operativ për Anëtarësimin në BE dhe atë që është bërë në 60 ditët qysh kur u formula ekipi, Apostolloviq tha se shumë është bërë vetëm në dy muaj dhe shtoi se ekipi është fokusuar tek prioritetet kyçe sikurse është përgatitja për çeljen e kapitujve të tjerë, kapitulli 2, kapitulli 5 dhe kapitulli 6, çka është mjaft sfiduese sepse lidhet me marrëdhëniet e jashtme.
"Fokusi ynë është gjithashtu dhe tek standardet kalimtare në fushën e sundimit të ligjit. Kjo është një punë e madhe, kemi 91 standarde kalimtare. Para se t’i çelni këto kapituj, keni standarde për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilat i përmbushëm në fillim të negociatave. Ato definojnë standarde kalimtare, ky është miratimi i ligjeve të shumta të rëndësishme, ky është ndryshim themelor në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut", spegoi ai.
Theksoi se kriteret kalimtare janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse kur ato përfundojnë, kjo do të thotë se jemi në gjysmën e proçesit, duke vënë në dukje se sipas metodologjisë së re, nuk mundesh të nisësh me mbylljen e kapitullit, ndërsa nuk mund të përfundosh kriteret kalimtare.
"Kosova, sanksionet ndaj Rusisë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, liria e medias, janë kundërshtimet kyçe që janë theksuar në media, por që ka me të vërtetë gjëra të mëdha që janë teknike dhe që duhet t’i bëjmë dhe kjo është ajo çka tha dhe presidenti kur formoi këtë ekip. Ekipi operativ u formua me qëllim që të jetë vërtet operativ, çdo të hënë në orën 12:00 kemi takime ku zgjidhim problemet", shtoi ai.
Apostolloviq tha se qysh kur u formua Ekipi Operativ për anëtarësi në BE, çdo të hënë në orën 12:00 anëtarët e tij takohen dhe shtoi se përveç kësaj, kanë dhe takime të tjera dhe se dinamika e marrëdhënieve me Komisionin Europian për të gjitha këto çështje, ka ndryshuar tërësisht.
Është e rëndësishme që secila ministri të dijë se çfarë duhet të bëjë në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, tha ai dhe shtoi se fokusi i ekipit gjithashtu është edhe në axhendën e reformave të planit të rritjes, në të cilat kur përmbushen hapa të caktuar, merren të holla nga BE.
Duke i’u përgjigjur pyetjes se përse ishte e nevojshme të formohej Ekip Operativ duke pasur parasysh se egziston Ministria e Integrimin Europian, Apostolloviq vlerësoi se ishte e domosdoshme nxitja e mëtejshme e për nxitjen e këtij proçesi dhe shtoi se ky Ekip Operativ që kishte 60 anëtarë asnjëherë nuk u mblodh.
"Ato arsye mund t'i kërkojmë edhe në faktin se ne praktikisht katër vite e gjysmë nuk çelëm asgjë në proçesin e negociatave të pranimit, se shkoi deri në rënien e entuziazmit, se në një moment mund të na ketë qenë e qartë se derisa t’i vendosim sanksione Rusisë, nuk do të shkojmë askund. Viti i kaluar për ne ishte sfidues në çdo kuptim, tani duhet që të gjithë maksimalisht t’a shfrytëzojmë sa më shumë periudhën vijuese sepse shikoj vullnet të mirë tek ne që duam të përmbyllim gjithçka që na përket", tha ai.
Apostolloviq tha se, kur në Sërbi egzistonte moment absolut për negociatat prej vitit 2012, atëherë në BE kishte skepticizëm të konsiderueshëm për zgjerimin, deri në atë masë sa fjala zgjerim ishte e ndaluar të gjendej në dokumentet e BE, duke theksuar se momenti i ri në BE erdhi në nisje të luftës në Ukrainë, ku Sërbia pengohet nga fakti se nuk i vendosi sanksione Rusisë.
Duke i’u përgjigjur pyetjes se sa shumë e ndihmon sektori joqeveritar në Sërbi sot Ekipin Operativ kur bëhet fjalë për proçesin e pranimit, Apostolloviq theksoi se sektori joqeveritar praktikisht u tërhoq nga proçesi i negociatave të pranimit gjatë vitit të kaluar dhe tha se është fort e rëndësishme që të nisë komunikim dhe marrëdhënie shumë më të mira mes Ekipit Operativ, Qeverisë dhe sektorit joqeveritar, sepse pa këtë, Sërbia nuk do të mund të arrijë progres domethënës.
Sikurse tha, për strategjinë e re mediatike që duhet të miratohet deri në qershor, për tani shoqatat mediatike dhe shoqatat e gazetarëve nuk i janë përgjigjur ftesës së Ministrisë së Informacionit dhe pa këtë Sërbia nuk mund të ecë përpara.
"Integrimi europian, proçesi i negociatave të pranimit është projekt i përbashkët i të gjithë neve. Ministritë, agjencitë, administrata shtetërore kanë përgjegjësi të madhe, por përgjegjësia është tek aktorët e tjerë, shoqatave të ndryshme, sektorit joqeveritar, prokurorsë", tha ai.
Duke i’u referuar draft-raportit vjetor për Sërbinë, që u hartua nga raportuesi i Parlamentit Europian për Sërbinë, Tonino Piculla, Apostolloviq vlerësoi se ai draft është skandaloz sepse beson se është e pamundur që të mos egzistojë asnjë gjë pozitive në Sërbi dhe shtoi se ajo çka ndodhet në raport, janë mesazhet politike të europarlamentarëve që i përkasin grupeve të ndryshme politike.
Shtoi se Sërbia mundet që përmes grupeve të deputetëve, të tentojë që ata t’a amendamendojnë atë draft-rezolutë, duke u ofruar faktet.
"Përsa i përket KE, raportet e tyre janë faktike, kur është fjala për kapitujt e negociatave në përshkrimin e situatës politike, ato mbështeten në raportet e delegacionit të BE në Sërbi, në raportet e ambasadave të shteteve anëtare në Beograd, tek organizatat joqeveritare, shumë organizata ndërkombëtare dhe bëjnë një lloj përmbledhjeje. Duhet të bisedojmë hapur gjithçka kur përcjellin atë raport, që të mos na duhet që ne të jemi kritikë ndaj asaj çka thuhet në raport", tha ai.
Apostolloviq tha se raportet e KE për Sërbinë në pjesën më të madhe faktet i përgjigjen realitetit sepse në pesë raportet e fundit të KE, u konstatua se Sërbia përmbushi kushtet dhe ishte gati të çelte kapitullin 3, por që shtetet anëtare ishin ato që nuk u pajtuan me të për shkak të pamjaftueshmërinë e pajtueshmërisë së Sërbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, pra që Sërbia nuk i vendosi sanksione Rusisë.
Pyetjes se çfarë do të duhet të bëjë Sërbia për çështjen e seteve të ligjeve gjyqësore të cilën Kuvendi Popullor e miratoi në fund të janarit, duke pasur parasysh se BE insiston në pezullimin e këtyre ndryshimeve dhe rishikim urgjent, Apostolloviq deklaroi se procedura është kundërshtimi kyç i BE për këtë çështje, sepse gjithçka që është e rëndësishme për proçesin e integrimit europian dhe proçesin e negociatave të pranimit, duhet të konsultohet me KE e veçanërisht ajo çka lidhet me sundimin e ligjit.
"Në këtë rast, duhet të kishim marrë opinionin e Komisionit të Venecias dhe pas kësaj t’a përcillnim në KE para se ligjin ta çonim për miratim në Kuvendin Popullor. Gabuam procedurialisht, presidenti tha se kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen. Kundërshtimi i dytë është zgjidhja në këtë ligj që ka lidhje me referimin e përkohshëm të prokurorëve në Prokurorinë Publike për krimin e organizuar, çka Komisioni i Venecias e rekomandoi t’a bënim", sqaroi Apostolloviq.
Ky i fundit tha se Sërbia duhet të përmbushë dhe bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj kur bëhet fjalë për proçesin e pranimit në BE, në pritje të momentit të volitshëm gjeopolitik, momenti politik ndaj nesh dhe se i kemi të gjitha kapitujt e gatshëm dhe vlerësoi se proceduralisht, burokratikisht, Sërbia mund të përfundojë gjithçka më së voni deri në vitin 2028.
0 komentet