Apostolloviq: Sërbia gati për Grupin 3, i papranueshëm anëtarësimi i Prishtinës në KE

Danijel Apostolović
Burim: Facebook/Serbia in EU

Shefi i Misionit të Sërbisë pranë BE Danijel Apostolloviq ka theksuar sot se përparimi i Sërbisë është evident për çështjen e përmbushjes së kritereve për anëtarësi në BE dhe se Sërbia prej kohësh është e gatshme për çeljen e Grupit 3 negociues rreth konkurrencës dhe rritjes inkluzive por dhe se negociatat e saja me BE janë "valë fatkeqe dhe rrethana të vështira gjeopolitike", shton gjithashtu dhe se është i papranueshëm anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, transmeton RTV.

Apostolloviq në këshillin e përbashkët konsultativ të Sërbisë dhe BE shkoi pas dhe tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjen e anëtarësimit të të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Europës dhe vlerësoi se bashkësisë ndërkombëtare dhe shumë shteteve anëtare të BE, duhet t’i vijë turp për veprimet e tyre në angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

"Kjo më e pakta është e papranueshme. Ky është preçedent i rrezikshëm që do të ketë pasoja serioze. Mbarë bashkësia ndërkombëtare është e vetdijshme që ashtu sikurse kam theksuar, Prishtina këtu e 11 vite nuk mundi të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Kjo është hipokrizi, standarte të dyfishta dhe mosrespektim i nënshkrimeve të tyre në marrëveshjen e Brukselit", ka thënë Apostolloviq.

Ky i fundit kur është fjala për dialogun me Prishtinën, tha se situata vijon të jetë alarmante pasi sikurse tha "Prishtina vijon me provokime dhe akte të njëanshme, duke cënuar kështu paqen e gjithanshme dhe stabilitetin në mbarë rajonin".

"Prej 11 vitesh presim implementimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Deri më tani nuk shikoj dritë në fund të këtij tuneli, as reagim i përgjegjshëm apo presion adekuat ndaj Prishtinës që t’a bëjnë", ka thënë ai.

Nga ana tjetër, nënvizon ai, Sërbia ngelet konstruktive dhe ka përmbushur gjithçka nga detyrimet e veta.

“Për më tepër, heqja e qarkullimit të pagesave të Sërbisë dhe dinarit si mjet pagese, u’a bëri jetën sërbëve në Krahinë akoma më të padurueshme, duke dëbuar popullin sërb nga Kosova e Metohia. Me këtë vendim sërbët në Krahinë u privuan nga të marrja e-pagave, pensioneve dhe asistencën sociale të cilat janë në prag të katastrofës humanitare”, theksoi Apostolloviq.

Ky i fundit shtoi se do të vazhdojë t'u bëjë thirrje të gjithë aktorëve relevant që këtë çështje t‘a marrin seriozisht, pasi siç theksoi, "po soset koha për marrjen e përgjegjësive dhe në fund të ndalim shembjen e dialogut".

Duke folur për marrëdhëniet mes BE dhe Sërbisë dhe procesit të anëtarësimit, Apostolloviq theksoi se Sërbia vazhdon të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në lidhje me BE dhe kujtoi se deri më tani ka hapur 22 kapituj, dy prej të cilëve janë mbyllur, si dhe dy grupime në kuadër të metodologjisë së re të BE.

Megjithatë, theksoi se ndonëse Grupi 3 prej një kohe të gjatë është gati për t’u çelur, shtetet anëtare përkundër rekomandimeve të Komisionit Europian që ai të çelet, duhet që të arrijnë konsensus për këtë çështje.

“Nëse shikojmë kriteret, progresi është evident, çka është konfirmuar edhe në raportet e mëhershme të KE për Sërbinë”, tha Apostolloviq.

Ky i fundit vuri në dukje progresin në të cilën Sërbia ka arritur në fushën e sundimit të ligjit dhe në fusha të tjera dhe në të gjitha grupimet dhe theksoi se po punohet për përmbushjen e kritereve për çeljen e apo mbylljen e tyre, çka sikurse tha ai, së shpejti do të jetë evidente përmes axhendës së përshpejtuar të integrimit dhe reformave në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

"Po të qe se procesi i anëtarësimit do të ishte vërtet i bazuar në merita, Grupi 3 tashmë do të ishte çelur. Megjithatë, tani duket se negociatat tona janë peng i rrethanave fatkeqe dhe të vështira gjeopolitike" tha Apostolloviq.

Ky i fundit vlerësoi se egziston keqkuptim të pozicionit të Sërbisë, piksëpari kur është fjala rreth varësisë energjitike nga Rusia, si dhe mbështetjen e Sërbisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, qëndrimin e saj në forumet ndërkombëtare për çështjen e luftës, si dhe domethënia e ndihmës humanitare janë “plotësisht dhe padrejtësisht në hije nga fakti që ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë”.

Theksoi dhe se Sërbia ka dëshmuar të jetë partner i besueshëm në parandalimin e anashkalimit të sanksioneve të BE.

Ai shtoi se Sërbia përkundër të gjitha pengesave dhe ngërçit aktual në negociatat me BE, do të vijojë të bëjë pjesën e vet të punës, pra të shqyrtojë me kujdes dhe t'i zbatojë rekomandimet e KE në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

„Këtu shoqëria civile luan rol mjaft të rëndësishëm. Ju shikojmë si partner të rëndësishëm në këtë proces dhe besoj se bashkëpunimi me Konventën Kombëtare të BE tashmë ka dhënë rezultate të mira", ka thënë Apostolloviq dhe tha se misioni i Sërbisë pranë BE do të shtojë përpjekjet për të siguruar bashkëpunim akoma më të mirë me organizatat e shoqërisë civile.

Duke qenë se një nga temat e këshillit të përbashkët konsultativ të Sërbisë dhe BE do të jenë zgjedhjet e mbajtura së fundmi në Sërbi, Apostolloviq theksoi qasjen konstruktive të lidershipit politik sërb dhe aktorëve institucionalë në këndvështrimin e përmirësimit të mëtejshëm të kushteve zgjedhore përmes zbatimit të rekomandimeve të ODIHR.

Ai theksoi se Sërbia është e përkushtuar për përmirësimin e mjedisit zgjedhor dhe vazhdimin e partneritetit me Osbe/Odihr, si dhe se Odihr është ftuar zyrtarisht të vëzhgojë zgjedhjet e qytetit në Beograd dhe zgjedhjet e ardhshme lokale në Sërbi.

Ai theksoi se funksionarët më të lartë të Sërbisë, në radhë të parë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe ish-kryeministrja e tani kryetare e Kuvendit Popullor Ana Bërnabiq, treguan vullnet politik për të përmbushur rekomandimet nga raporti përfundimtar i ODIHR.

Apostolloviq bëri të ditur se Sërbia është vend sovran dhe se vendimet e saja i marrin institucionet kompetente sikurse janë parashikuar dhe të shkruara në legjislacion.

Në Bruksel sot është mbajtur takimi i 17 i Këshillit të Përbashkët Konsultativ BE-Sërbi, platformë që është vendosur në kuadrin institucional të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (SSP) mes BE dhe Sërbisë, që u mundëson përfaqësuesve të BE dhe shoqërisë civile sërbe të ndjekin qasjen e negociatave, duke biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe shprehu shqetësimin për rrugën e Sërbisë drejt BE.

Gjatë takimit do të bisedohet mes të tjerash dhe rreth zgjedhjeve në Sërbi, mundësinë e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, sikurse dhe gjendjen e sundimit të ligjit në Sërbi.