Arsiq: Kushtetuta e Kosovës parashikon që Kuvendi të miratojë ligj për valutën, kjo nuk është miratuar

Vasilije Arsić
Burim: Kosovo Online

Avokat Vasilije Arsiq i cili javën e kaluar me kolegët e tij dorrëzuan kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 35 të Rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës përmes së cilës nga transfertat e të hollave përjashtohej dinari, thotë se Kushtetuta e Kosovës parashikon që Kuvendi miraton ligj për valutën por që ky ligj nuk është miratuar derisa, një herë e në një kohë Rregullorja e UNMIK definonte përdorimin e dinarëve në transfertat e pagesave të Kosovës dhe ky akt është ende në fuqi.

“Rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës është e kundërligjshme për faktin se BQK nuk ka kompetencë të nxjerrë akte që rregullojnë transaksionet e pagesave në Kosovë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të miratojë ligji për valutën. Ky i fundit ende nuk është miratuar, ndërsa BQK vetes i ka dhënë mandat që të miratojë akte të paligjshme dhe antikushtetuese për shkak se është shkelur Kushtetuta, e cila definon qartë se Parlamenti përmes ligjit do t’a rregullonte valutën në Kosovë”, tha Arsiq për Kosovo Onlajn.

Ai pret që Gjykata Kushtetuese t’a vlerësojë ligjërisht kërkesën që u paraqit në emër të ekipit avokator dhe kujton se kërkesën e ka paraqitur edhe në emër të tij.

“Paraqita vetë kërkesën edhe si Vasilije Arsiq sepse jam i dëmtuar dhe i kërcënuar me rregulloren e BQK, pasi si pjesëtar i komunitetit sërb marr të ardhura në dinarë dhe kjo më ka mohuar të drejtën për pension e këtu dhe të drejta të tjera-ndaj pronës dhe dinjitetit. Rregullorja shkel edhe të drejtën e jetës, sepse shumë njerëzve u është vështirësuar jeta sepse nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre ditore, nuk mund të blejnë ushqime, ilaçe, pra plotësojnë nevojat e tyre egzistenciale. 100,000 sërbë që jetojnë në Kosovë marrin të ardhura nga Sërbia qendrore dhe shumë prej tyre kërcënohen nga kjo Rregullore e BQK ndërsa Rregullorja e UNMIK e cila përcaktonte përdorimin e dinarëve në transfertat e pagesave të Kosovës, është ende në fuqi. Dinari si valutë nuk është ilegale në Kosovë” thotë Arsiq.