Arsovski: Kurti dëshiron të afirmohet si lider rajonal i shqiptarëve

Arsovski
Burim: Kosovo Online

Tirana dhe Prishtina kanë pasur gjithmonë një qasje paternaliste ndaj shqiptarëve në rajon. Albin Kurti dëshiron të afirmohet si lider rajonal i shqiptarëve, pozitë për të cilën Prishtina dhe Tirana kanë konkurruar prej kohësh, thotë analisti politik Petar Arsovski për Kosovo online, duke komentuar pjesëmarrjen e Kurtit në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc dhe pjesëmarrja e pjestarëve të partis së Kurtit në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Duke qenë se Edi Rama i ka thirrur disa herë politikanët maqedonas-shqiptarë për një lloj koordinimi të përbashkët, mendoj se Kurti e ndjen këtë si një lloj çekuilibri, të cilin ai po përpiqet ta kapërcejë duke projektuar aurën e tij politike si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut”, shton Arsovski.

Në lidhje me atë se si kjo lloj politike mund të ndikojë në rajon, bashkëbiseduesi ynë thotë se patjetër do të perceptohet negativisht në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht te maqedonasit etnikë.

“Shqiptarët etnikë e shohin atë pak më të qetë dhe më tolerantë. Nuk është befasi e madhe që shqiptarët në rajon po koordinohen rreth ndonjë situate rajonale, ne kishim një platformë të majit, Vetëvendosja mori pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut përmes përfaqësuesve të saj. Shumë do të varet nëse rajoni do të vazhdojë të ecë drejt BE-së apo jo. Nëse rajoni vazhdon të ecë drejt BE-së, një koordinim i tillë rajonal do të bëhet folklor politik, por nëse ndalet në rrugën drejt BE-së, do të krijojë tensione ose jostabilitet lokal rajonal”, konsideron Arsovski.

Ai thotë se nuk ka një hyrje të plotë në të gjithë dinamikën e rivalitetit Edi Rama-Albin Kurti, por thotë se Tirana dhe Prishtina kanë pasur gjithmonë një nevojë për të qenë liderë rajonalë.

“E pamë që Edi Rama e projektoi atë peizazh politik edhe në Athinë, ndaj liderët politikë shqiptarë të rajonit duan ta zgjerojnë atë atmosferë, aq më tepër që besojnë se politikat kryesore gjeostrategjike dhe gjeosiguria duhet të negociohen së bashku në nivelin e shqiptarëve. Nuk besoj se kjo politikë do të ndalet dhe efekti që do të ketë në rajon do të varet nga anëtarësimi i rajonit në BE apo jo. Nëse ndalemi me kaq, efekti do të jetë negativ, nëse shkojmë drejt BE-së do të jetë pozitiv”, thotë Arsovski.