Avokat Arsiq: Pantiq dyshohet për grabitje të kafshëve në vitin 1999, kërkuam arrest shtëpiak

Vasilije Arsić
Burim: Kosovo Online

Para Sektorit të Veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbajt seanca për caktimin e paraburgimit ndaj Tomisllav Pantiq (84) nga Istogu i cili dje u arrestua pasi dyshohet se ka kryer krime lufte. Avokati Vasilije Arsiq thekson se Pantiqi do të dyshohet pasi gjatë shpërthimit të luftës në vitin 1999 ka marrë pjesë në grabitjen e kafshëve.

“Sot ka qenë seanca para gjykatës për procedurën e fundit. Prokurori kërkoi masën e paraburgimit duke speguar kërkesën se ai dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e kafshëve të gjalla në fshatin Cërnce gjatë shpërthimit të luftës në vitin 1999. Bëhet fjalë për 270 bagëti. Të dyshuar të dytë nuk ka, por ajo çka deklaroi prokurori është e pabazuar, sepse asnjë dëshmitar nuk u përmend në këtë situatë. Ka vetëm një situatë që ai ka marrë pjesë në një ngjarje për të cilën nuk ka as datë, as gjë të shkruar dhe as veprimtarinë konkrete të të dyshuarit“, ka thënë Arsiq.

Mbrojtja, sikurse tha ai, kërkoi masën e arrestit shtëpiak me garanci 15.000 euro.

“Presim vetëm tani se çfarë do të vendosë gjykata. Sipas mendimit tim, duhet të jetë objektive, por të shohim, praktika është diçka ndryshe“ ka thënë avokati.

Sikurse theksoi ky i fundit, Pantiq është në pozitë shumë të rënduar shëndetësore.

“Ai mbrëmë është vizituar tre herë nga mjeku, i janë bërë dy injeksione venoze për ulje të tensionit të lartë dhe për të gjitha këto arsye, kam informuar gjykatën që të merret për bazë ky fakt që të jepet masë më e butë për të, a do t’a marrë në konsideratë këtë gjykata-të shikojmë. Prokurori ishte rigoroz në kërkesat e tij, nuk donte të dëgjonte mbrojtjen e në këtë kuptim të tregohej dhe më pak human në anën e procedurës jo vetëm në atë të formës juridike, por megjithatë unë paraqita qëndrimin tim, të presim vendimin e gjykatës” ka thënë Arsiq.

I biri i Pantiqit, Aleksandri, thotë se babai i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet duke thënë se është fort i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai gjithashtu kujton se dje së bashku me të atin e vet, u shoqërua dhe ai, së bashku me të birin por ata pasi dhanë dëshmitë e tyre u lanë të lirë.

“Mua më shoqëruan, por më çuan në komunën e Istogut në stacionin policor për të dhënë deklaratë. Aty dhashë deklaratën. Mua dhe djalit tim 19 vjeçar. E pas një ore na lëshuan, ndërsa atë e dërguan direkt në Prishtinë” ka thënë Pantiq.