Zyra për K&M: Vendimi ndaj Gjokoviqit tregon lakuriqësinë e dhunës së vërtetë të rregjimit në Prishtinë
Zyra e Qeverisë së Sërbisë për Kosovë e Metohi deklaron sot se vendimi i shkallës së parë ndaj Millorad Gjokoviqit nga Vitomirica afër Pejës për krime të pretenduara të luftës, paraqet lakuriqësinë e vërtetë të dhunës së rregjimit në Prishtinë dhe kolapsin e çfarëdolloj të drejte dhe drejtësie.
“Mëkati i vetëm i Gjokoviqit është se si sërb i Metohisë kërkonte pronën e vet të vjedhur nga uzurpatorët e kombësisë shqiptare, pas së cilës u akuzua për krim të dyshuar lufte pa asnjë provë apo dëshmitarë të besueshëm”, thuhet në deklaratë.
Zyra vë në dukje se ky është një tjetër shembull se si “gjyqësori i Kurtit” gjykon bazuar në çelës thjesht politik dhe etnik, sipas të cilit sërbët janë fajtorë sa herë që një shqiptar i drejton gishtin për arsye personale apo përfitim material.
Në deklaratë kujtohet se Gjokoviq deri në pogromin e marsit, jetoi në Vitomiricë nga ku u dëbua dhe shtëpia e tij u dogj. Ai u kthye në vendlindje dhe nisi proces gjyqësor për uzurpimin e pronës së vet pas së cilës u akuzua për krim të dyshuar lufte.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi në shkallën e parë Millorad Gjokoviqin nga Vitomirica pranë Pejës me 10 vite burg për krime lufte të kryera në vitin 1999. Mbrojtja ka të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh.
komentet