Avokati Arsiq: Masa e paraburgimit prej 30 ditësh për Tomislav Pantiq është vendim çnjerëzor
Tomislav Pantiq nga Istoku, i cili u arrestua nën dyshimin se ka kryer një krim lufte, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Kosovo online avokati i tij mbrojtës Vasilije Arsiq, duke theksuar se një vendim i tillë është çnjerëzor.
“Mendoj se masa e paraburgimit prej 30 ditësh është shumë çnjerëzore nga ana e gjyqtarëve sepse njeriu është në gjendje jashtëzakonisht të keqe shëndetësore, është shumë e vështirë për të lëvizur, po ashtu kam marrë informacione se ai refuzon ushqimin dhe se është si të thuash, i paaftë për jetë të pavarur në burg”, thotë Arsiq.
Ai shton se mbrojtja ka insistuar në masën e arrestit shtëpiak, ka ofruar garanci prej 15 mijë eurosh, por gjykata nuk i ka marrë parasysh argumentet e përmendura, por vetëm argumentet e Prokurorisë.
"Qëndrimi ishte se masa e paraburgimit duhet të jetë ajo që është rënë dakord paraprakisht ndërmjet gjykatësve dhe prokurorëve. Mbrojtja është shumë e kufizuar në këtë kuptim, jo vetëm kundër Pantiqit, por ndaj të gjithë të burgosurve dhe të akuzuarve për krime të dyshuara lufte", thotë avokati.
Ai shton se është e pakuptimtë që Pantiq të akuzohet për "një lloj vjedhje bagëtie në Istog në vitin 1999".
“Në vitin 1999, kur njerëzit u larguan nga vendet e tyre, ata lanë bagëtinë, kështu që dikush mund të kishte marrë pjesë në mbledhjen e asaj bagëtie, jo në vjedhje, kështu që kualifikimi i Prokurorisë është tendencioz. Personat që kanë uzurpuar pronën e kanë denoncuar për pjesëmarrje në atë vjedhje, e cila është e pakuptimtë, e kthen viktimën në kriminel”, shton ai.
komentet