Avramoviq: Deklarata e Vjosës është pompoze, Kosova nuk ka mision special në Selinë e Shenjtë

Sima Avramović
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ambasadori i Serbisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, profesor Sima Avramoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për gjoja hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, duke theksuar se kjo është vetëm Zyra Ndërlidhëse.

“Më datë 12.1.2024 Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë pompoze se ka nënshkruar dekretin për hapjen e “Misionit të posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë”. Secili mund ta emërojë zyrën që do të hapë si të dojë, dhe kjo është në thelb Zyra Ndërlidhëse, e ashtuquajturës Kosovë në Selinë e Shenjtë”, ka theksuar Avramoviq për Kosovo online.

Ai shtoi se Ambasada e Republikës së Serbisë për të gjitha këto disa herë gjatë vitit të kaluar ka pasur bisedime me zyrtarë të lartë të Vatikanit.

“Na u bë e qartë se kjo është një “zyre ndërlidhëse” për të ashtuquajturën Kosovë, e cila do të hapet në Selinë e Shenjtë dhe që ekziston edhe me shtetet tjera që nuk e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovën theksohet se “oficeri ndërlidhës” nuk e ka statusin e diplomatit dhe as nuk do të gëzojë imunitet dhe privilegje diplomatike pranë Selisë së Shenjtë”, përfundoi Avramoviq.