Barac: Mesazhet e Prishtinës për komunitetin sërb në veri të Kosovës nuk janë më simbolike

Srđan Barac
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Barac vlerësoi se prezenca e sa më shumë stacioneve policore në veri të Kosovës nuk është më vetëm mesazh simbolik i pushtetit në Prishtinë, por duket se dëshira mbretëron në atë mënyrë duke shkaktuar tensione të mëtejshme në katër komunat me shumicë popullsi sërbe.

 

"Nuk janë më simbolike mesazhet në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në pjesën veriore ku banohet me shumicë sërbe. Në këtë pjesë politika e Prishtinës apo të themi, faktori shqiptar nuk ka patur ushtrim themelor të pushtetit deri më sot. Me ngritjen e këtyre stacionve policore dhe të gjitha atyre masave të themi në vitin e fundit, kanë patur për synim që sërbëve t’u thuhet se ata po qeverisin faktikisht dhe themelisht veriun. Efekt tjetër, i cili gjithashtu nuk është i fshehur dhe simbolik, por thelbësor, është krijimi i atmosferës tensionuese nëse nuk ndodh ndonjë incident i caktuar. Sepse atyre u nevojitet incident. Në valën e incidenteve, ata kanë hapësirë ​​në opinionin europian apo botëror për të mbrojtur gjënë e tyre”, thotë Barac për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit paralajmëron se problem tjetër serioz është edhe shpronësimi i trojeve në pronësi të sërbëve.

"Kjo nxit më tej atmosferën e tensionit që mund të eskalohet. Sepse sërbët, nga ana tjetër ndihen të kërcënuar kur shikojmë se si sillen pjesëtarët e FSK dhe kur e dimë se vetëm në bazë të ndonjë raporti fals, me ndonjë dëshmitar të rremë, mund të arrestohesh. Është shumë e qartë dhe e pritshme se egziston ndonjë boshllëk apo frikë, e ndaj mund të themi edhe dozë justifikuese ankthi tek pjesëtarët e popullit sërb në territorin e Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në pjesën veriore. Besoj thellësisht se qëllimi i tyre është që të shkojnë tek incidenti që do t‘a shfrytëzonin si lëndë energjike duke pasur parasysh se gjithnjë e më shumë, të themi vijnë sinjale, e para përmes Atlantikut, dhe tani për Zotin, madje dhe nga Berlini që politikë e tillë e Prishtinës nuk do të tolerohet”, konkludoi Barac.