Baraliu: Nevojiten zgjedhje të reja në veri, bashkësia ndërkombëtare të angazhohet
Profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu ka thënë për Kosovo onlajn se rruga më e lehtë për të shkuar në zgjedhjet e reja vendore në veri, është dorëheqja e kryekomunarëve aktualë dhe që ajo në të cilën Beogradi dhe sërbët kërkojnë, megjithatë, pala kosovare insiston tek peticioni dhe për këtë është e nevojshme të angazhohet bashkësia ndërkombëtare sesi të shkohet në modelin më të pranueshëm.
“Nevojitet që të shkohet sa më parë në zgjedhje ku do të tregonte gjendjen e vërtetë dhe dëshirën e vërtetë të shumicës së qytetarëve, që të rikthehet gjendja e mëparshme, që ata që kanë shumicën të marrin shumicën. Na duhen zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe jo të vidhen dhe të ushtrohet presion ndaj qytetarëve siç ka ndodhur në ciklet e kaluara, pra mendoj se situata do të jetë stabile” thotë Baraliu.
Ky i fundit thekson se para zgjedhjeve duhet të bëhet hetim i plotë i ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë.
"Nevojitet që gjithçka të pastrohet, të përcaktohet se çfarë ka ndodhur. Është e nevojshme që, në përputhje me kërkesat e Prishtinës por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, të shikohet se cili është roli i Listës Sërbe në këto ngjarje e më pas me këtë frymë secila palë të përmbushë detyrimet e veta, Kosova të nisë përgatitjet për zgjedhjet dhe t'i mbajë dhe t’a menaxhojë procesin, ndërsa Sërbia të ndikojë pozitivisht tek komuniteti sërb, veçanërisht në atë politike, Listën Sërbe dhe të tjerë, që të marrin pjesë në to. Ndonëse Lista Sërbe ka njoftuar pas ftesës së Vuçiqit se do të marrë pjesë, pasi koordinohen me Beogradin për të gjitha gjërat, siç tha Goran Rakiq” tha Baraliu.
Për tani, thekson ai, egzistojnë dy mënyra se si mund të shkohet drejt zgjedhjeve-e para është më e lehtë dhe kjo është dorëheqja e kryekomunarit dhe e dyta është përmes rrugës administrative udhëzuese dhe peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës, të cilin siç thekson, është më e komplikuar.
“Megjithatë, ka një pengesë, sepse në Bratisllavë egziston marrëveshja mes BE dhe Qeverisë së Kosovës për të shkuar drejt modelit të peticionit që do të mbështetej nga së paku 20% e trupës zgjedhore. Por, deklarata e fundit e Listës Sërbe përmes Goran Rakiqit ishte se duhet të shkojmë në modelin e dorëheqjes së kryekomunarit. Prandaj, duhet investuar kohë dhe mund dhe Beogradi duhet të bindë që ai grupim politik, partitë politike, në radhë të parë Lista Sërbe të marrin pjesë në zgjedhje dhe Qeverisë së Kosovës i duhet kohë të ndryshojë mendim të ndryshojë atë që është përgatitur përmes aktit administrativ, nëse do të mbizotërojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, duhet të mbizotërojë dorëheqja e kryekomunarit” tha Baraliu.
Megjithatë, ai thekson se nëse qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës nuk pajtohen, zgjedhjet nuk do të mbahen.
“Varet nga hetimi, varet nga vullneti i mirë dhe serioziteti i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare, Kosovës dhe Sërbisë, sepse ajo çfarë shikoj është se secili në mënyrën e vet dëshiron të blejë kohë. Beogradit i përshtatet më mirë shtyrja, ndërsa duket se as Prishtina nuk ka dëshirë të shkojë me shpejtësi, sepse dhe asaj i përshtatet e tillë gjendje me kryekomunarë nga pakica shqiptare në atë pjesë të vendit, që ata të udhëheqin ato komuna” tha Baraliu.
komentet