Baraliu: Vendimi i KQZ për të mos i publikuar rezultatet e Listës Serbe është pasojë e ndikimit politik mbi delegatët
Profesori universitar Mazllum Baraliu, duke komentuar për Kosovo online vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor për Listën Serbe, thotë se një vendim i tillë është marrë si pasojë e ndikimit politik të partive mbi delegatët që janë pjesë e KQZ.
“KQZ është institucion i pavarur, por aty ka ndikime politike, sepse është e ndërtuar në atë mënyrë që lë hapësirë për ndikimin e partive politike përmes delegatëve të tyre, përkatësisht anëtarëve të KQZ. Pa u futur në konotacione politike, për shkak të qëndrimit të partive politike që ose nuk kanë votuar, ose kanë qenë të përmbajtura, ose kanë votuar kundër, ky është një qëndrim i partive politike që reflektohet në KQZ, e cila duhet të jetë e paanshme, neutrale dhe të kujdeset për interesin e përgjithshëm të qytetarëve”, theksoi Baraliu.
Duke folur për ankesën e paraqitur nga Lista Serbe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Baraliu thotë se nuk mund të parashikohet se çfarë dhe kush do të veprojë, por se çështja duhet të zgjidhet pikërisht aty.
“Nuk mund të parashikohet paraprakisht se kush do të bëjë çfarë. Mendoj se çështja do të sqarohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa. Nëse aty nuk do të ketë një zgjidhje të kënaqshme, atëherë ankesa mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme”, përfundoi Baraliu.
0 komentet