Lista Serbe paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor: Vendimi i KQZ është i paligjshëm dhe antiserb
Lista Serbe paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor për atë parti.
"Në emër të Listës Serbe, sapo është paraqitur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër vendimit të paligjshëm, antiserb dhe diskriminues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili refuzoi të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për partinë tonë, pra mohoi 42,759 vota serbe", thuhet në deklaratë.
Ata shpresojnë që Paneli do të marrë një vendim në përputhje me ligjin.
"Ne presim që Paneli Zgjedhor të anulojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin, i cili do të mbrojë të drejtat e popullit serb, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor", thanë nga Lista Serbe.
Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por jo për Listën Serbe.
Pas këtij vendimi, anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, duke njoftuar ankesën, tha se ishte një vendim i turpshëm që tregon se KQZ-ja ka humbur epitetin e një institucioni të pavarur.
0 komentet