Bashkimi Europian duhet të jetë i hapur për Ballkanin Perëndimor-vendet e rajonit duhet të përmbushin kriteret për anëtarësi
Europa sot është më pak e bashkuar sesa para 20 vitesh, por stabilizimi i saj kërkon përmbushjen e premtimeve që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Unionit, ndërsa kjo vijon të jetë ende sfidë e madhe-sesi të sigurohet që rajoni të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në rrethana të tilla gjeopolitike, kanë theksuar pjesmarrësit në panelin "Situata politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në kontekstin gjeopolitik të ndryshimeve në Europë e Botë" në kuadër të konferencës "Ballkani Perëndimor në BE" mbajtur në Lubjanë.
Ish presidenti i Austrisë Hajnc Fisher theksoi se Vjena mbështet zhvillimin e vendeve të rajonit dhe rrugën e tyre në BE, pasi Austria është afër Ballkanit Perëndimor dhe është shumë e interesuar për këtë pjesë të Europës. Por kjo mbështetje nuk do të duhet të nënkuptohet vetëm me fjalë, por dhe duke zbuluar zgjidhje konkrete, pasi është përgjegjësi e madhe për të ardhmen e kontinentit, për brezat e ardhshëm, ka thënë Fisher.
Historia, tha ai, nuk është si astronomia në të cilën mund të parashikosh lëvizjen e yjeve, ndërsa politika duhet të kuptohet si punë e rëndë deri në arritjen e qëllimeve.
"Europa nuk është e bashkuar ashtu sikurse duhej të ishte. Më pak e bashkuar sesa 20 vite të shkuara. Kemi rritje të konflikteve në Këshillin e BE, si pasojë e luftës në Ukrainë. Nacionalizmi është armiku kryesor në Europë ndërsa rritet. Për këtë detyra jonë është të jemi unik për paqen dhe kundër shkeljes së të drejtave humane dhe krizës klimatike. Stabilizimi i Europës duhet të përmbushet me premtimin se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE dhe se ky proces do të shpejtohet", ka thënë Fisher.
Është e njohur, shtoi ai, që Ukraina dëshiron të hyjë në Nato dhe BE, por paralajmëron se kjo nuk duhet të shkojë drejt kompeticionit të Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor.
"Shpresoj se Europa do të jetë e bashkuar, kontinent i paqtë në të ardhmen dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE. Shpresoj që dhe Ukraina me mbështetjen e BE të gjejë rrugën drejt paqes, pavarësisë dhe sigurisë në Europë. Ndoshta kjo është më shumë se optimiste, por nuk kemi zgjedhje tjetër. Nevojitet të tentojmë që këtë t’a realizojmë” ka thënë Fisher.
Ish ndihmës sekretari amerikan i emëruar i shtetit për Europën dhe Euroazinë Filip Riker i cili thotë se veten e beson si mik të Ballkanit Perëndimor, theksoi se SHBA pret që rajoni të jetë i integruar në Bashkimin Europian.
"Situata e re gjeopolitike kërkon të konsolidojmë perëndimin", ka thënë Riker dhe shtoi se dhe Bismarku pati folur për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se Maqedonia e Veriut është shembull sesi nën mbështetje mund të zgjidhen çështjet kryesore egzistenciale, ashtu sikurse ishte dhe rasti i emrit të saj.
"Në SHBA egziston fokus i fortë në ofrimin e sjelljes së procesit të integrimit europian, por ne nuk mund të vendosim për BE", ka shtuar Riker.
Ish presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq ka thënë se nuk ka koordinim të mjaftueshëm të BE dhe SHBA në politikën ndaj Ballkanit Perëndimor çka është e dobët.
"Përgjegjësinë më të madhe e kanë forcat politike lokale. Nëse ato nuk kanë dëshirë të zgjidhin problemet me fqinjët por edhe çështje të brendshme, nuk ka të ardhme europiane. Problemet e brendshme në B&H nuk mund të zgjidhen nga intervenimi i jashtëm. Nëse politikanët lokalë nuk janë të gatshëm për të gjetur kompromisin që dëshira e tyre të jetë e mirë, nuk ka organizëm ndërkombëtar apo vende që do t’a bëjnë këtë punë në vend të tyre", ka thënë Josipoviq.
Ky i fundit theksoi dhe se askush nuk mund të zgjidhë problemin mes Kosovës e Sërbisë-në vend të tyre.
"Nevojitet kompromis, realiteti duhet të respektohet. Ka vend për kompromis. Nuk dua të flas se çfarë mund të jetë. Nëse në Sërbi dhe Kosovë ka dëshira të sinqerta për të patur të ardhme europiane, duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre", beson Josipoviq.
Ky i fundit tha se shembujt e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dëshmojnë sesi vendet punojnë shkëlqyeshëm, ashtu sikurse nuk është përgjigja më e mirë prej Bashkimit Europian ndaj kësaj. Nuk shikon pengesa domethënëse për këto dy vende në rrugën drejt BE.
"Besoj se të gjitha vendet kanë të ardhme europiane, por kjo është në duart e politikanëve lokalë. Bëhuni të guximshëm, mos motivoni populizmin dhe mos predikoni nacionalizmin pasi këto të dyja janë trende negative në rajon", ka thënë Josipoviq.
Ish presidenti i Sërbisë Boris Tadiq kujtoi se në kohën kur ai ishte president i vendit, sundonte shpresë e madhe se Sërbia do të bëhej anëtare e BE duke shtuar në këtë axhendë dhe humbjen e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 ku në këtë ishte kundër.
Sot, theksoi ai, kushdo që e mbron atë strategji-e fsheh sesi të marrë votat e qytetarëve.
Konstatoi dhe se situata në B&H është problematike dhe e rrezikshme, sepse ai vend po përballet me sfida të reja, ndërsa sundon mosbesimi mes popujve.
"Të gjithë dakordësohemi që BE është projekti më i madh paqësor në historinë e re. Por ne nuk po jetojmë në një periudhë paqeje. Kemi luftë në Ukrainë dhe askush nuk mund të parashikojë fundin e saj. Nuk shikoj dikënd që është gati të punojë në marrëveshje paqeje. Ky konflikt nuk mund të përfundojë në fushën e betejës, kjo do të ishte e rrezikshme. Kemi konflikt të ri në Lindjen e Mesme. Kemi konflikt mes SHBA dhe Kinës....Është tërësisht e qartë, realiteti ynë është të jetojmë në botë tërësisht të paparashikuar. Jetojmë në botë jashtëzakonisht ekstreme, ndërsa nuk punojmë në parandalimin e konflikteve. Nuk jemi as në gjendje që në këtë kuptim të organizojmë KB ”, tha Tadiq.
Ky i fundit tha se nuk është optimist, sepse ka vetëm shpresë, por nuk është as pesimist, por skeptik për shkak të situatës aktuale.
"Shikoj probleme të reja. Një nga gjërat më të rënda në politikë është të kuptosh të tjerët, ndërsa nuk kemi të tillë sjellje në arenën politike. Isha në Moldavi dhe aty besojnë se do të bëhen anëtarë të BE deri në vitin 2030, por a është e mundur kjo? A jemi të sinqertë ndaj tyre? Kujtojmë se sa zgjat kjo në Ballkanin Perëndimor...”, tha Tadiq.
Ky i fundit i‘u referua edhe rezolutës për Srebrenicën, e cila në fillim të majit do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të KB duke kujtuar se ishte politikani i parë nga Sërbia që kërkoi falje për të, sepse e konsideronte me detyrën e tij, megjithëse, thotë ai, si pasojë e kësaj mund të ishte dhe humbja e zgjedhjeve. Tha se kjo rezolutë nuk do të sjellë mjedis të mirë në rajon.
Pyetjes së Borut Pahorit se si Sërbia, vend i madh në rajon, pa të cilën nuk mund të mendohet zgjerimi i BE, të bindet për të vijuar rrugën europiane, Tadiq i‘u përgjigj se bota perëndimore duhet të resetojë politikën e vet ndaj Ballkanit dhe ndaj Maqedonisë së Veriut dhe B&H.
"Për çështjen e Kosovës, miqtë amerikanë besuan se do të pranonim diçka që ata e konsiderojnë të mirë për ne, ndërsa kjo është pavarësia e Kosovës. Por kjo nuk është kështu", tha Tadiq.
Ky i fundit përsëriti problemin e rezolutës dhe Srebrenicës.
"E dini se çfarë thonë sërbët për këtë? Do t’u përgjigjen se mijëra sërbë në B&H janë vrarë. Duhet të ndryshojë strategjia, sepse përndryshe do të kemi problem të madh. Mundemi t’a imagjinojmë Ballkanin Perëndimor pa Sërbinë si anëtare të BE? Nuk na duhet Kaliningrad në mes të Europës”, nënvizoi Tadiq.
Ish anëtari i Presidencës së B&H nga radhët e popullit sërb, Mlladen Ivaniq tha se B&H ishte shembulli i fundit i ndërhyrjes së suksesshme, pasi Marrëveshja e Dejtonit ishte zgjidhje e mençur, sepse nuk kishte fitues dhe humbës, kështu që të gjithë mundën t’a pranonin atë. Përveç kësaj, e rëndësishme është dhe se SHBA, Rusia dhe BE bashkëpunuan dhe kjo ishte çështja e fundit kur bashkëpunuan kështu, shtoi Ivaniq.
"Tani ky rast nuk është më. Kjo për ne do të thotë që kushdo kërkon mbështetësin e vet nga jashtë. I trembem shumë stabilitetit të rajonit, sepse ata që janë në pushtet do të bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet", tha Ivaniq.
Ky i fundit shtoi se ishte në samitin e Selanikut, kur atmosfera ishte shumë pozitive, por vetëm një vit më vonë, në drekën e liderëve europianë, u përcoll mesazhi se pas Kroacisë, nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm.
"Jemi shumë afër që kjo të bëhet e vërtetë," tha Ivaniq.
Ky i fundit thë se do të ishte i lumtur që në 10 vitet e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëheshin anëtare të BE, por njëkohësisht theksoi se edhe nëse vendet e rajonit përmbushin kushtet, ka vende në BE që do të thoshnin-jo. Si shembull, ai përmendi Maqedoninë e Veriut, e cila zbatoi gjërat më të vështira dhe nuk mori datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
"A besojmë atëherë se do të përmbushen ato që janë premtuar? Mos premtoni ato çka nuk mund t’i përmbushni", apeloi Ivaniq.
Ky i fundit ka treguar se në Ballkan duhet të zbatohen të njëjtat rregulla për të gjitha palët, çka deri më tani nuk ka patur rast pasi egzistojnë “favorite”.
“Në konflikt nuk guxon të jesh favorit, pasi të gjithë jemi përgjegjës të njëjtë", ka shtuar Ivaniq.
Ish presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq vlerësoi se procesi i integrimit europian ka ngrirë sepse për BE kjo nuk konsiderohet e rëndësishme.
"Mali i Zi është shembull i mirë në të-arriti të çelë të gjithë kapitujt. Ndërsa tani po pret. Junker ishte i sinqertë e më pas tha se procesi është ndalur, ndërsa pas tij folën për lodhjen nga zgjerimi. Cinike", ka thënë Vujanoviq.
Ky i fundit tha se Mali i Zi është rast i shkëlqyer për anëtarësi-vend i vogël, stabil, pa çështje të hapura me fqinjët, prej të cilës beson se me pranimin e Malit të Zi përshpejtohen edhe të tjerët në rajon për të përmbushur kushtet.
Këshilltari i presidentit të Sllovenisë për çështjet e politikës së jashtme Zllatko Shabiq nënvizoi rëndësinë e raporteve të fqinjësisë së mirë, prej përvojës së vendit të tij ku kishte probleme me Kroacinë e Italinë.
"Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor dhe pjesën tjetër të botës është se duhet të marrin edhe vendime të vështira dhe se përherë duhet të mendojnë për ditën e mëpasshme. Kjo ka rëndësi të kuptohet dhe të flitet rreth të ardhmes", ka shtuar Shabiq.
Ky i fundit tha se BE duhet të jetë e hapur për Ballkanin Perëndimor ndërsa vendet e rajonit duhet të përmbushin tërësisht të gjitha kriteret për anëtarësi.
"Kompromiset sikurse rasti në lidhje me B&H dhe rrugën e saj në BE, veçse mund të jenë nxitje", ka thënë Shabiq.
Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme Ketrin Eshton tha se shpreson që deri më tani shikon vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian por që kjo vijon të jetë sfidë e madhe për të gjithë-sesi të sigurohen që rajoni të avancojë në rrugën drejt anëtarësisë.
"Unë jam nga Britania e Madhe e cila është jashtë BE, kështu që nuk flas në emër të qeverisë sime. Kur shikojmë botën, vëmë re rritjen e tensioneve, rritjen e populizmit, konflikti në Ukrainë, kaos dhe kriza në Lindjen e afërt... Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën drejt BE, ndërsa çështja është se si në tensionin e kontekstit gjeopolitik të avancojnë më shpejt", ka thënë Eshton dhe shtoi se shpreson që të gjithë për 10 vite të merren me diçka tjetër.
0 komentet