BE: Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve
Çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet brenda procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Evropian në përgjigjen e tij për Radion Evropa e Lirë.
"Bashkimi Evropian i ka bërë vazhdimisht thirrje Serbisë që të inkurajojë dhe Kosovës që të mundësojë riintegrimin e personelit gjyqësor nga radhët e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog dhe ligjet e Kosovës", sipas përgjigjes me shkrim, raportoi REL.
Shtohet se BE vazhdon të inkurajojë si Kosovën ashtu edhe Serbinë që të krijojnë kushtet e nevojshme për zbatimin e këtyre detyrimeve dhe të "përmbahen nga lëvizjet që mund ta ndërlikojnë më tej këtë proces".
Pjsëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në fund të nëntorit 2022 për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të anuluar targat e lëshuara nga Serbia për qytetet në Kosovë.
Përveç punonjësve të policisë dhe qeverive lokale, rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe staf administrativ i gjyqësorit në komunat në veri ku jeton popullsia shumicë serbe - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - dhanë gjithashtu dorëheqjen.
Çështja e dorëheqjeve në pritje u bë aktuale pasi Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i kërkoi Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të përfundojë të gjitha procedurat pa vonesë, duke shpjeguar se vonesa ndikon në funksionimin normal të sistemit gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës konfirmoi në përgjigjen e tij për Radion Evropa e Lirë se më 19 qershor mori një letër nga Haxhiu dhe se do ta shqyrtojë këtë çështje brenda kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore në njërën nga seancat e ardhshme.
Nuk pati përgjigje nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës: Pse Haxhiu po këmbëngul pikërisht tani për miratimin e dorëheqjeve të tyre?
komentet