Berisha me Canajn: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve vazhdon të refuzojë çdo formë komunikimi
Ministri për të Drejtat e Pakicave, të Njeriut dhe Dialogun Shoqëror Demo Berisha është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Sërbi Bardhyl Canaj me të cilin konstatoi se pavarësisht sfidave në raportet mes dy shteteve, nevojitet të hapet kapitull i ri me synim intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Sërbi.
Në këtë kuptim, në takim u fol dhe rreth vendosjes së modaliteteve të bashkëpunimit që do të kontribuonin në përmirësimin e pozitës së dy popujve dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut të çelët, si mekanizëm themelor bashkëpunimi, është njoftuar prej ministrisë.
Berisha vuri në dukje në atë që Këshilli Kombëtar i Pakicës Shqiptare vazhdon të refuzojë çdo lloj forme komunikimi me ministrinë e linjës, çka sikurse vlerësoi, nuk kontribuon në përmirësimin e pozitës së qytetarëve që paraqesin, por thellojnë sfidat egzistuese dhe ngadalësojnë zgjidhjen e problemeve.
“Dialogu është e vetmja rrugë e qëndrueshme dhe e përgjegjshme drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura në përmirësimin e të drejtave dhe pozita e të gjitha minoriteteve kombëtare, sepse nënkupton vlerësimin e ndërsjelltë, shkëmbimin e argumenteve dhe gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve të qëndrueshme në interes të qytetarëve” ka theksuar Berisha.
Ky i fundit tha se ministria e linjës qëndron e hapur për bisedime në çdo moment pasi kjo është e domosdoshme për kapërcimin e sfidave, por shtoi se pret qasje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve në këtë proçes.
0 komentet