Bërnabiq: Sërbia ka të drejtën e vet dhe synon që në Kosovë dhe Metohi të rikthejë forcat e veta

Ana Brnabić
Burim: Print Screen/RTS

Veprimet e Albin Kurtit kanë cuar në përshkallëzimin e situatës deri në konflikt të armatosur, ka vlerësuar sot kryeministrja Ana Bërnabiq e cila mendon se Sërbia ka të drejtën që të synojë rikthimin e një kontigjenti të caktuar forcash në Kosovë konform rezolutës 1244 të OKB transmeton RTV.

Bërnabiq thekson se sot Sërbia kërkon atë cfarë është konform rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB cka është një dokument në fuqi dhe pret të pranohet nga të gjithë ato vende të botës që respektojnë dhe zbatojnë rezolutat e këtij organi.

"Gjithcka që është në përputhje dhe konform rezolutës 1244 të cilën e kanë votuar të gjithë dhe që është e vlefshme. Besoj se kur do ta kërkojmë ne ndonëse kanë kaluar vite qysh prej miratimit të saj, sigurisht të gjithë ata që kanë apeluar tek vendeve të ndryshme në botë për respektimin e rezolutave të ndryshme të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që të sigurohen parimet e së drejtës ndërkombëtare, ashtu sikurse kanë deklaruar-paqe në botë” ka thënë Bërnabiq.

Pyetjes së gazetarit të komentojë situatën në Kosovë, Bërnabiq tha se egziston një kontrast në të cilën sic ajo u shpreh, Sërbia ka vendosur linjë direkte ajrore të Air Serbia drejt Kinës cka është mjaft e rëndësishme që lidh Sërbinë me Europën dhe Kinë, ndërkohë që dje u cel qendra teknologjike amerikane Rivian në një vend që punon si në shekullin e XXII dhe në anën tjetër Albin Kurti që rikthehet në shekullin e XVIII.

“Jemi të cmendur për të luftuar për zhvillimin ekonomik të së ardhmes me qëllim arritjen e suksesit, të krijojmë vende pune, investitorë, që të rinjtë të kthehen në Sërbi prej emigrimit, të kemi gjithnjë e më shumë kompani inovative që të na risin me shpejtësi të qëndrushme standardin ndërkohë që dikush kthehet në shekullin e XVIII”-është shprehur Bërnabiq.

Bërnabiq tregon se gjithcka që Kurti bën në këto momente përbën rrezik jo vetëm për sërbët por edhe për shqiptarët dhe gjithë Europën.

"Kjo është politikë e shekullit të XVIII. Kam qenë mjaft e shqetësuar dhe nuk kam vënë gjumë në sy. Kurti shqiptarët dhe sërbët i coi buzë konfliktit. Por jo vetëm ai. Kemi një sjellje totalisht injoruese nga partnerët tanë të BE të cilët nuk reagojnë apo reagojnë kur u digjen thonjtë. Keni KFOR dhe EULEX që nuk po e bëjnë detyrën jo vetëm bazuar në marrëveshjen e Brukselit, por edhe sipas marrëveshjes së Kumanovës. Ata nuk i mbrojnë sërbët në Kosovë, as në jug dhe as në veri Ibrit” ka theksuar Brnabiq.

Ajo po ashtu tha se çdo ditë shihen shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës, si dhe të Marrëveshjes së Brukselit.

"Si pasojë e këtyre jemi afër atyre që thashë dhe besoj se sot presidenti Aleksandar Vuciq do të japë të dhëna rreth takimeve që ka zhvilluar të cilat përmes rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB të kërkojmë rikthimin e forcave tona në Kosovë dhe Metohi. Sepse KFOR nuk po bën punën e vet pasi sërbët në Kosovë dhe Metohi nuk ndihen të sigurtë. Atyre u kërcënohet jeta përfshirë edhe atyre të fëmijëve të kopshtit” theksoi ajo.

Duke i’u referuar pushtimit të kopshtit të fëmijëve nga ana e KFOR dhe forcave speciale kosovare ROSU të cilët kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë, ajo u shpreh se duhet që disa persona nga KFOR në Prishtinë, lypset të mendojnë sesi do të reagonin ata nëse do të mësonin se fëmijët e tyre do të pushtonin kopshtin e fëmijëve kur ndërkohë flinin.

"Asgjë nuk po bëjnë. Mbërritëm buzë konfliktit të armatosur. Na solli në këtë pikë, një individ i papërgjegjshëm. Presidenti Vuciq gati dhjetë herë ka paralajmëruar se do të ndodhte dicka e tillë. Kurti rrezikon përditë, po shkohet drejt destabilitet ku mjafton vetëm një shkëndijë zjarri. Nuk mundem t'i kuptoj partnerët tanë të BE dhe as NATO dhe as KFOR dhe EULEX sepse në territorin e Kosovës dhe Metohisë, e cila aktualisht qeveriset nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, nuk keni sundim të ligjit, as të drejta elementare të njeriut, askush nuk i kontrollon këta, askush nuk ndihet i sigurtë për jetën as sërbët dhe as pakicat e tjera joshqiptare”-tha Bërnabiq.

Sërbia, siç nënvizon ajo, dëshiron vetëm paqe dhe kjo është e qartë.

“Kurti po rrezikon sepse nuk ka asnjë investitor, asnjë vend pune të celur që mund të humbasë vecse shënon papunësinë më të lartë historike në Europë dhe në Botë dhe është i vetmi territor në Evropë që ka iniciuar kufizimet e energjisë elektrike qysh në muajin gusht. E vetmja politikë e tij është shkaktimi i konflikteve në mënyrë që njerëzit atjeshëm të mos pyesin përse jetojnë në këto kushte. Ai rrezikon kështu fatin e të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Dhe të gjithë heshtin paralajmëroi ajo.

Brnabiq thekson se mendon që Sërbia ka të drejtë që në bazë të Rezolutës 1244 synon të kthejë një numër të caktuar trupash atje, sepse nëse KFOR nuk siguron paqe, Sërbia dëshiron të luftojë për paqe dhe stabilitet, sepse ka shumë për të humbur.

“Nuk mundeni të luani me jetët e njerëzve dhe me perspektivën për të cilën kemi punuar kaq shumë”, tha ajo.