Brnabiq me senatorin Dejns për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka biseduar me senatorin amerikan nga shteti Montana, Stiv Dejns, për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe hapat e mëtejshëm për përmirësimin e bashkëpunimit të tyre, raporton RTV.
Brnabiq i uroi mirëseardhjen senatorit Dejns, i cili po vjen në Beograd nga qyteti me të njëjtin emër në Montana.
“Ajo vuri në dukje se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa bashkëpunimi ekonomik, pavarësisht sfidave në nivel botëror, po zhvillohet në mënyrë shumë dinamike në sfera të ndryshme, duke iu referuar posaçërisht faktit se SHBA-ja aktualisht është partneri më i madh i Serbisë në eksportin e shërbimeve”, është bërë e ditur nga Qeveria e Serbisë.
Gjatë takimit, shtohet, të dy palët shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme të sigurisë energjetike, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëpunimin rajonal dhe trendet globale.
Në takimin në Qeverinë e Serbisë morën pjesë ambasadori i Serbisë në SHBA-në, Marko Gjuriq dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill.
komentet