Burjani: Blerja e dronëve nuk mbart mesazh për vendet e rajonit, Kosova po punon për rritjen e kapaciteteve të saja ushtarake

 Bljerim Burjani

Analisti politik Blerim Burjani vlerësoi për Kosovo online në lidhje me blerjen e dronëve "Sky Dagger 15" nga Turqia se Kosova po punon për rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe se kjo nuk mbart asnjë mesazh për askënd, veçanërisht jo për vendet e rajonit.

"Kosova ka një ushtri të re që do të rrisë kapacitetet ushtarake për mbrojtjen e shtetit, këto janë vetëm disa hapa të vegjël të rritjes së kapaciteteve ushtarake për të ardhmen e mbrojtjes së shtetit", tha Burjani.

Ai theksoi se nuk është risi dhe se nuk mbart asnjë mesazh.

"Ndërsa Serbia po blen aeroplanë nga Franca, Shqipëria po rrit kapacitetet e saj sepse është në NATO. Kjo blerje e dronëve nuk ka mesazh për askënd, madje as për vendet e rajonit, pasi ato kanë investuar njëqind mijë herë më shumë në kapacitete ushtarake. Mund të thuhet se Kosova është në fillim", tha Burjani.

Kur bëhet fjalë për aftësitë ushtarake, ai thekson se nuk ka rëndësi se kush është në pushtet.

"Nuk ka më rëndësi se kush është në pushtet kur bëhet fjalë për aftësitë ushtarake, tani politikat janë se si të kemi një ushtri moderne që do të jetë në NATO", tha ai.