Canaj: Të gjitha partitë në Kosovë përdorin Gjykatën Kushtetuese për të fituar kohë
Diplomati dhe profesori univesritar Blerim Canaj vlerëson se Lëvizja Vetvendosja, por dhe partitë e tjera politike në Kosovë, përdorin Gjykatën Kushtetuese sesi të fitojnë kohë.
Duke komentuar ankesat e shumta dhe kërkesat për vlerësim kushtetues, Canaj nuk ka dilema se fjala është për “blerje kohe”.
“Ata përdorin Gjykatën Kushtetuese. Sapo ndonjë çështje i përcillet asaj, atëherë duhet të përgjigjet, pavarësisht se kush e ka bërë. Dhe aty keni të drejtë, ata duan t’a përdorin Gjykatën Kushtetuese për të marrë më shumë kohë”, tha Canaj për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit shton se kjo njëkohësisht është rezultat i mungesës së mirëkuptimit politik mes partive.
“Të gjithë e dimë se aty ku nevojitet mirëkuptim politik mes partive, jo gjithçka mund t’i lihet Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese është e hapur për të gjithë dhe ata e përdorin këtë shans dhe ‘vjedhin kohë’”, preçizoi Canaj.
Ai shton se shumë nga ato çështje u vendosën pavarësisht çka në fillim ishte e qartë sesi do të ishte vendimi.
Shpreh bindjen se ky institucion nuk do të lejojë që asnjë vendim të jetë kundër Kushtetutës.
“Varet nga ‘kujt dhe kujt çfarë’, por kur diçka është kundër Kushtetutës, ata sigurisht që nuk do të lejojnë ndryshe. Por të gjitha ato parti veçse fitojnë kohë. Do t’a shikojmë se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt, të paktën kështu ka qenë, se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë diçka që nuk është sipas Kushtetutës”, shpreh bindjen Canaj.
0 komentet