Çelliq: Në Kosovë mbretërojnë pallavra tërësisht ligjore, nuk gjen kund në botë

Duško Čelić
Burim: Kosovo Online

Docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, Dushko Çelliq tha se numri i madh i ankesave të përcjella në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë e më pas vendimet e tyre, tregojnë se në Kosovë "mbretëron pallavritet tërësisht ligjor".

"Fatkeqësisht, kemi demonstrim të faktit se mbretëron kaos i plotë në Prishtinë kur është fjala për sundimin e ligjit. E themi butësisht kaos, pasi ata nuk janë në gjendje të respektojnë vendimet e institucioneve të tyre", tha Çelliq për Kosovo Onlajn.

Si shembull, bën të ditur vendimin e Gjykatës së Lartë për të cilin deputetët nuk mund të jenë njëkohësisht ministra dhe deputetë, ndërsa në praktikë ndodh e kundërta.

"Në një orë ata janë deputetë, ndërsa dy orë më vonë janë ministra. Ky është pallavritet i plotë, kaos i plotë që më rezulton dhe shpresoj dhe Perëndimi politik t’a kuptojë atë që kanë bërë me Kosovën, është një histori totalisht dështimi. Kjo nuk është as si ajo që e quanin shtet. Nuk egziston as ndarje pushteti, nuk egziston as sundim ligji në atë provizori juridike", thotë Çelliq.

Ky i fundit thekson se e njëjta situatë e "injorimit” ndodh edhe në Kuvendin e Kosovës i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

"Këtu është i dukshëm rasti i injorimit nga ana e Kuvendit që përfaqëson degën legjislative të pushtetit, atë degën tjetër të pushtetit-gjyqësor. Kjo nuk është regjistruar kund në të drejtën krahasuese. Vendimet e kujtdo gjykate, veçanërisht të disa instancave që janë supreme, përfundimtare-janë të pakthyeshme, duhet të respektohen nga të gjithë subjektet, e kësisoj edhe prej atij Kuvendi", pohon Çelliq.

Si spegim të mundshëm, shikon ndikimin e politikës në fushën e ligjit.

"Nuk shikoj asnjë mënyrë tjetër që kjo të spegohet, përveçse këndvështrimit përmes prizmit të politikës. Përmes prizmit të së drejtës kjo nuk mund të spegohet. Si kjo nuk gjen kund, as në ndonjë pikë të globit", thotë Çelliq.

Bëhet fjalë, thekson ai, për tentativë për zgjatjen e afatit për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë.

"Dhe supozoj se ndoshta në vjeshtë, kur të jenë planifikuar zgjedhjet vendore, do të organizohen sërish zgjedhje të reja (parlamentare). Thjesht nuk shikoj ndonjë arsye tjetër, veçse politike", preçizon ai.

Shton se me gjasa bëhet fjalë dhe për "raportin e forcave politike" në Gjykatën Kushtetuese, pra "sa ndikim ka pushteti legjislativ dhe egzekutiv ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese".

Shton se përveç të gjithave këtyre dhe vetë gjyqtarët kanë problem objektiv pasi në legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës, egzistojnë "boshllëqe ligjore" pra situata në të cilat prej tyre kërkohet të "krijojnë dispozita kushtetuese".

"Mund t’a kuptoj deri diku abstenimin e Gjykatës Kushtetuese në të, sepse me vendime të reja, në fakt do të krijonte dispozita kushtetuese dhe kjo nuk është e popullarizuar askund, veçanërisht, sikurse ne juristëve na pëlqen të themi, në sistemin ligjor europiano-kontinental ku gjykatat duhet të gjykojnë në bazë të normave, jo të krijojnë norma. Dhe këtu tani, në atë 'rrethin katror', është ajo gjykata që duhet të plotësojë disa boshllëqe ligjore sepse shumica politike në Prishtinë mesa duket dëshiron të fitojë kohë me shkeljen e asaj çka është shkruar dhe atë që ata vetë e kanë miratuar dhe e kanë quajtur kushtetutë", beson Çelliq.