Çfarë shkruhej në raportin e Dik Martit: Liderët e UÇK organizuan trafikun e organeve
Ish raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marti i cili ndërroi jetë sot në moshën 78 vjeçare, në Asamblenë Parlamentare të KE në dhjetor të vitit 2010, paraqiti se egzistojnë „indicie reciproke konkrete të dakordësuara” se një numër i caktuar sërbësh e shqiptarësh u pengmorrën dhe u mbajtën në vende sekrete nën kontrollin e UÇK përfshirë edhe objekte në veri të Shqipërisë.
Raport-draft-rezoluta paraprake e Komitetit të çështjeve ligjore dhe të drejtave të njeriut është titulluar si “Trajtimi çnjerëzor ndaj njerëzve dhe tregtia ilegale e organeve njerëzore në Kosovë”.
Hetimi nisi në bazë të Rezolutës 11574 të KE ku kërkonte zbatimin e hetimit në themel të veprimeve të përmendura në librin e Del Pontes dhe pasojave të këtyre veprimeve, me qëllim vërtetimin e besueshmërisë së tyre, arritjes së drejtësisë për viktimat dhe arrestimin e autorëve të këtyre krimeve,
“Sipas informacioneve të mbledhura nga Kuvendi, si dhe bazuar në rezultatet e hetimeve të deritanishme dhe në vazhdim, ekzistojnë indikacione të shumta konkrete dhe të dakordësuara reciprokisht që konfirmojnë se numër i caktuar sërbësh dhe shqiptarësh kosovarë kanë qenë të marrë peng dhe mbajtur në lokacione të fshehta në territorin e Shqipërisë veriore, në objektet e burgjeve nën kontrollin e UÇK. Këta persona janë ekspozuar ndaj trajtimit çnjerëzor dhe degradues para se të zhdukeshin përfundimisht”, thuhet në fillim të raportit i cili u miratua nga Asambleja Parlamentare e KE në janar të vitit 2011 dhe në bazë të të cilit u zhvilluan negociatat e mëvonshme me autoritetet në Kosovë që të formohej gjykata ad hoc, Komiteti i Specializuar dhe Zyra Prokurorisë Speciale-me seli në Hagë.
Në raport, Dik Marti thekson se egzistojnë indikacione të shumta se nga sërbët dhe shqiptarët e marrë peng, janë hequr organe të cilat më pas janë shitur jashtë vendit.
"Indikacione të panumërta sipas të gjitha gjasave konfirmojnë se, në periudhën fill pas përfundimit të konfliktit të armatosur dhe para se forcat ndërkombëtare të mund të merrnin realisht kontrollin e rajonit dhe të rivendosnin një lloj rendi dhe ligji, disa të burgosurve i‘u hoqën organet të cilat më pas u dërguan jashtë vendit për transplant. Heqja e organeve të përmendura është kryer në territorin e Shqipërisë, në një klinikë në afërsi të Fushë-Krujës”.
Marti bëri të ditur se ky “aktivitet kriminal” ndodhi falë kaosit që mbretëroi në rajon, me iniciativën e disa drejtuesve të UÇK, si dhe ka qenë e lidhur me krimin e organizuar dhe gjithçka vijoi deri në vitin 2010.
Si provë të këtij pretendimi ai përmendi rezultatet e hetimit që në atë kohë u krye në lidhje me punën në klinikën “Medikus” në Prishtinë.
Marti në raport ka theksuar se përveç asaj se në fillim të vitit 2000 egzistonin “disa prova konkrete” të trafikut të organeve, “pjestarët e forcave ndërkombëtare që merreshin me këtë rajon, nuk gjetën nevojshmërinë të hetonin me detaje rrethanat e përmendura, apo këtë e bërën veçse pjesërisht dhe sipërfaqësisht".
“Sidomos gjatë viteve të para të pranisë së tyre në Kosovë, organizatat ndërkombëtare përgjegjëse për sigurinë dhe sundimin e ligjit (KFOR dhe UNMIK) u është dashur të përballen me probleme kyçe strukturore dhe mungesë serioze të personelit të kualifikuar për të kryer detyrat në kuadër të mandatit të tyre dhe rrotullimi konstant i personelit për më tepër u‘a rëndoi punën”, tha Marti.
Ky i fundit spegoi se përfaqësuesit e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë udhëhoqën iniciativën hetimore por pas një kohe e lanë përgjysmë.
“Elementë të provave të gjetura në lokacionin Rripë në Shqipëri u asgjesuan e si të tilla u shndërruan në të papërdorshme për analiza më të detajuara. Nuk u ndërmor asnjë hetim i mëtejshëm në lidhje me këtë çështje, megjithëse ish-prokurorja e konsideroi mjaft domethënëse që të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe t‘a zbulonte në librin e vet” thuhet në raportin e miratuar nga AP e Këshillit të Europës.
Në raport thuhet me vendosmëri se përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë nuk kanë punuar gjatë në hetim.
“Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë favorizuan qasje politike pragmatike, duke besuar se me çdo çmim duhet t’i jepet përparësi stabilitetit afatshkurtër, ndërsa u sakrifikuan disa parime të rëndësishme të drejtësisë. Për një kohë shumë të gjatë, nuk u bë pothuajse asgjë në kuptimin e shqyrtimit të provave që tregonin përfshirjen e mundshme të pjesëtarëve të UÇK në krimet kundër popullatës sërbe dhe kundër disa shqiptarëve kosovarë. Fill pas përfundimit të konfliktit, në fakt në momentin kur UÇK kishte kontroll ekskluziv në terren, pati raste të shumta të larjeve të hesapeve mes fraksioneve të ndryshme, si dhe hakmarrje ndaj individëve që pa asnjë gjykim konsideroheshin tradhtarë pasi dyshoheshin se bashkëpunonin me sërbët, pra me pushtetin e kaluar”.
Në raport kujtohet se Euleks në fund të vitit 2008, mori funksione të caktuara në sektorin e gjyqësorit nga UNMIK përfshirë dhe luftën kundër formave të rënda të krimit dhe raporteve të papërfunduara, por edhe dokumentet e humbura, dëshmitë e pambledhura.
“E tillë situatë mund të rezultojë në pasoja të mëdha të numrit të krimeve të cilat mund të mbeten pandëshkuara. Pamjaftueshmërisht kanë qenë të hetuara apo nuk janë hetuar fare lidhjet mes krimit të organizuar dhe përfaqësuesve të institucioneve politike. Gjithashtu, pak ose aspak hetime janë kryer në rastet e krimeve të luftës të kryera ndaj sërbëve dhe shqiptarëve kosovarë që konsiderohen si bashkëpunëtorë apo rivalë të fraksioneve dominuese. Kjo çështje e fundit deri më sot prezanton temën e vërtetë tabu në Kosovë, ndonëse të gjithë rreth kësaj po flasin-jozyrtarisht dhe me shumë kujdes. Duket se EULEKS ka bërë përparim të caktuar në këtë drejtim dhe sinqerisht shpresojmë që arsyet politike të mos jenë pengesë në punën e tyre”, thuhet në raport, duke shtuar se ekipi ndërkombëtar i prokurorëve dhe hetuesve të EULEKS hetoi akuzat për trajtim çnjerëzor, përfshirë tregtinë e mundshme të organeve njerëzore dhe egzistencën e burgjeve sekrete të UÇK në veri të Shqipërisë, por nuk ndeshën gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar.
Dik Marti ndërroi jetë sot në moshën 78 vjeçare. Marti i cili ishte prokuror zvicerian dhe gjykatës, ishte i sëmurë prej disa muajsh ashtu sikurse e zbuloi vetë në intervistat e fundit të transmetuara nga RTV Zvicerian.
0 komentet