Daçiq ka falënderuar ambasadorin e Mjanmarit për qëndrimin e tij për mosnjohjen e Kosovës
Burim: MSP Srbije
Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka pritur sot në një vizitë lamtumirës ambasadorin e Unionit të Mjanmarit, Turen Tant Zin, të cilin e falënderoi për qëndrimin e tij për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
Daçiq shprehu mirënjohjen e tij ndaj ambasadorit të Mjanmarit për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, duke i uruar shëndet të mirë, suksese dhe lumturi personale.
Ambasadori Turen Tant Zin, duke iu referuar mandatit të tij në Serbi, theksoi se ka kujtime shumë të mira nga Beogradi dhe se Serbinë do ta përjetojë gjithmonë si mik të popullit të Mjanmarit. Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen parimore të vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.
0 komentet