Davenport: Formimi i BKS rezultat i marrëveshjes së vitit 2013
Shef i Misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Davenport ka thënë për RTK2 se formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe është rezultat i marrëveshjes së parë të vitit 2013.
Sikurse tha Misioni i OSBE është i gatshëm të mbështesë zbatimin e kësaj marrëveshjeje nëse do të jetë statuti i cili do të jetë në përputhje me detyrimet në kuadër të dialogut i cili përmbush të gjitha nevojat.
"E rëndësishme është të shikojmë progres në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të tjera dhe të ecim drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi Davenport.
Sipas fjalëve të tij, u takon liderëve politikë të Kosovës e Sërbisë që të gjejnë zgjidhje për de-eskalimin e situatës, veçanërisht pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator.
"Sulmi i armatosur ndaj policisë kosovare në Banjskë, ishte incident serioz. E rëndësishme është që tani të qetësohet situata. Pamë që KFOR pas këtyre incidenteve rriti numrin e ushtarëve në veri. Besoj se tani është në dorën e liderëve politikë të gjejnë mënyrë konkrete për të de-eskaluar seriozisht të gjithë situatën, të ecin përpara dhe kjo ka të bëjë me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të shmangur çfarëdolloj tensioni të ri", tha Davenport.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës pasi sërbët braktisën institucionet, shefi i OSBE thekson se përbërja e policisë duhet të pasqyrojë përbërjen e popullsisë.
I pyetur për të komentuar për mosmbajtjen e zgjedhjeve sërbe në Kosovë, pra mbledhjen e votave, për të cilën ka qenë përgjegjësi e Misionit në vitet e kaluara, Davenport tha se prej qeverisë së Kosovës ka marrë përgjigje se nuk egzistojnë kushte sigurie për mbajtjen e këtij procesi.
Davenport ripërsërit se Misioni i OSBE ka qëndrim të qartë në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit.
Për këtë përsëriti thirrjen ndaj autoriteteve kompetente që të zbatojnë vendimin e gjykatës së vitit 2016.
“Ky vendim është marrë para shtatë vitesh dhe është e papranueshme që nuk zbatohet. Bëhet fjalë për pronën e manastirit prej 24 hektarësh. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të përmbushin të gjitha detyrimet për të regjistruar atë truall në kadastër. Kjo është çështje e qartë, ka të bëjë me sundimin e ligjit” përmbylli Davenport.
0 komentet