De Lozano: Në Guatemalë kemi "Kanton Sërbia", nuk e njohim Kosovën, kjo nuk do të ndryshojë

Beograd_231124_Marsela Arzu De Lozano 05
Burim: Kosovo Online

Konsullja e nderit të Sërbisë në Guatemalë Marsela Arzu de Lozano thotë se vendi i saj mbështet Sërbinë dhe nuk e njeh Kosovën, as pasaportat kosovare e as dokumentet, ashtu sikurse është pothuajse e sigurtë se pozicioni për mos njohjen e Kosovës do të mbahet dhe kur të përfundojë formimi i qeverisë së re që ndërkohë është në proces.

"Sërbia mund të jetë e sigurtë se ka mbështetjen e Guatemalës, dëshirojmë që miqësia jonë të jetë e fortë" ka thënë De Lozano në bisedë për Kosovo onlajn.

De Lozano është konsulle nderi e Sërbisë prej një dekade ndërsa në këtë detyrë pasoi të atin i cili ishte konsull nderi i Jugosllavisë prej vitit 1980 deri më 2007 ku ishte konsull nderi i Sërbisë.

“Kur babai u sëmur, e ndihmova në konsullatë dhe pasi ndërroi jetë, qeveria e Sërbisë më pyeti nëse do të vazhdoj punën e tij. Sigurisht që pranova, kështu që prej vitit 2013 jam konsulle nderi e Sërbisë” na rrëfen De Lozano e cila po viziton Beogradin me rastin e Konferencës së Tretë të Konsujve të Nderit të Sërbisë.

Kjo është hera e tretë që ajo është në Sërbi, ndërsa dy vite më parë solli dhe familjen e vet.

"Doja që ata jo vetëm të dëgjonin për Sërbinë, por dhe t’a njihnin vendin që unë përfaqësoj dhe njerëzit e tij. Dhe ranë në dashuri. Sërbia dhe Guatemala janë të ngjashme. Jemi vende të vogla dhe kemi kaluar shumë probleme, luftëra. kështu që ne identifikohemi shumë me sërbët. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, të sjellshëm, miqësorë, ndihemi si në shtëpinë tonë. Kultura është shumë interesante, fëmijët e mi dhe burri im e kanë pëlqyer shumë. Beogradi është i bukur, kur e shikoj pyes veten: Si nuk kemi qenë këtu më herët? Do të vijmë sërish në Sërbi, fëmijët e mi duan të bëjnë ski, do të vijmë në ndonjë mal”, thotë De Lozano.

Ndonëse Sërbia dhe ky vend i Amerikës Qëndrore gjeografikisht janë shumë larg njëri-tjetrit, bashkëbiseduesja jonë, thotë se në Guatemalë po bëhet gjithnjë e më e njohur Sërbia.

"Të dy vendet kanë nobelistë në letërsi. Tek ne egziston rruga Ivo Andriq dhe në Beograd rruga e nobelistit tonë Miguel Ánhel Asturias. Në fund të rrugës Ivo Andriq në Guatemalë është statujë e madhe e nobelistit tonë, kështu që dy shkrimtarët janë të lidhur”, thotë ajo.

Në Guatemalë shton ajo, janë organizuar dy ekspozita fotografike, njëra për manastiret sërbe dhe tjetra për qytetet dhe natyrën e Sërbisë, dhe projekti i saj i radhës është ekspozita me fotografi të Guatemalës në Beograd në mënyrë që njerëzit nga Sërbia të mund t‘a njohin këtë vend, ofertën e saj turistike, kulturën, gastronominë...

Së fundmi, zbulon bashkëbiseduesja jonë, në Guatemalë egziston fshat që quhet “Kantoni i Sërbisë”.

“Ai është fshat shumë i varfër në mal që e vizitova me familjen time gjatë pandemisë për t'i sjellë ushqime. Kur pashë sesi po jetonin në kushte jo të shëndetshme, vendosa të ndihmoj tre familje për të ndërtuar shtëpi të reja. Sigurova materiale dhe punëtorë. Nuk e di si e morën vesh që unë isha konsulle e Sërbisë, kështu që në shenjë mirënjohjeje fshatin e quajtën "Kanton i Sërbisë". Kështu që në Guatemalë kemi pjesë të vogël të Sërbisë. Madje edhe shtëpitë i kanë lyer me blu, të kuqe të bardhë. Aty jetojne 25 familje rreth 150 veta dhe dëshira ime është të ndihmoj edhe familje të tjera për të ndërtuar shtëpi. Egziston idea dhe ndoshta qeveria e Sërbise do të ndihmojë që të ndërtohen më shumë shtëpi. Shpresoj se këtë të mund t’a bëjmë. Ata njerëz janë shumë fin, modestë dhe shumë mirënjohës” thotë De Lozano.

Ndonëse nga sërbishtja di vetëm të flasë vetëm një fjalë „dobro“ (mirë), konsullja ka dëshirë të mësojë sërbisht.

"Sërbia jep bursa për tre studentë nga Guatemala që studiojnë në Sërbi dhe ata po mësojnë sërbishten. I kemi propozuar Ministrisë së Kulturës që të organizojë onlajn orë të sërbishtes dhe mendoj se unë do të jem nxënësja e parë“ na thotë De Lozano.