Mojsilloviq: Situata në Kosovë mjaft e komplikuar, shpresoj që Kfor të jetë faktor i cili do të mbrojë popullin sërb
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Sërbisë Millan Mojsilloviq ka deklaruar sot se javën e kaluar ka patur bisedime me komandantin e Kfor, gjeneralin turk Ozkan Ulutash dhe ka marrë garanci për angazhimin e forcave të Kfor në linjën e gjatë administrative dhe se Kfor ka forca të mjaftueshme të stabilizojë situatën dhe mbrojë popullin sërb.
Gjeneral Mojsilloviq ka thënë se të hënën sërish do të bisedojë me Ulutashin.
"Pres bisedë me të, të hënën në kontekstin e shkëmbimit të informacioneve të caktuara rreth gjendjes së sigurisë dhe shpresoj që Kfor me kapacitetin e vet ka forca të mjaftueshme të jetë faktor që stabilizon dhe mbron popullin sërb në Kosovë e Metohi" ka thënë Mojsilloviq i ftuar në TV Prva.
Ky i fundit shtoi se gjendja në Kosovë është mjaft e komplikuar.
"Gjendja në Kosovë e Metohi është jashtëzakonisht e komplikuar në mungesë edhe të një bisede mbi temën e thënë për normalizimin e marrëdhënieve, lihet hapësirë për çdo gjë që mund të vihet nën konflikt. Çdo vit kemi spirale të caktuara ku fjalë për fjalë po lëvizim drejt kufirit të konflikteve të mëdha”, thotë Mojsilloviq.
Ky i fundit kujtoi se në Kosovë ka pasur incidente në maj dhe shtator të këtij viti dhe pyeti se kush mund të garantojë se nuk do të ketë incidente në të ardhmen, kur nuk egzistojnë opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet, si dhe tek kjo që situata, nëse nuk ka gjë tjetër, do të mbahet në gjendjen egzistuese.
“Kemi momentalisht në dispozicion numër të tepruar dhe dislokim të tepruar të forcave policore në veri, fjalë për fjalë në 24 pozicione ka forca policore kosovare qofshin njësi speciale apo ndërhyrëse. Tek kjo shtoj se KFOR ka ngritur praninë e vet jo vetëm në tërësinë territoriale por edhe në veri të Kosovës e Metohisë”, thotë Mojsilloviq.
Ky i fundit shton se si ushtarak që merret me çështjet e sigurisë, kjo “nuk i jep shumë shpresë se do të shkohet në ndonjë zgjidhje që është garant për paqen dhe stabilitetin në tërësi”.
“Ne kemi detyrat tona të përcaktuara qartë dhe nuk devijojmë prej tyre dhe në fund të fundit urdhrat e marra nga komandanti suprem zbatohen plotësisht. Përveç historisë që i referohet marrëdhënieve tona konsensuale në kontekstin e marrëveshjes ushtarako-teknike dhe gjithçka që lidhet me Rezolutën 1244 dhe vendosja jonë në zonën e sigurisë prej vitit 2001 në varijanin e plotë apo të paktë ndryshon dhe nga aspekti i shumicës së forcave. Në thelb ne jemi të pranishëm dhe kontrollojmë në tërësi zonën e sigurisë” ka thënë Mojsilloviq.
0 komentet