Demaku: Pas takimit me Macron, Kurti filloi zbatimin e marrëveshjes për AKS

Demaku
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Armend Demaku beson se procesi i zbatimit të Asociacioni të Komunave Serbe (AKS) ka filluar tashmë dhe për Kosovo online ai thekson se pika e kthesës ishte takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Francez Emmanuel Macron në Paris.

"Sa i përket zbatimit të Asociacionit të Komunave Serbe, mendoj se Z. Albin Kurti po e zbaton atë vetëm pas takimit që pati në Paris me Emmanuel Macron. Bashkimi Evropian ka deklaruar qartë se do të takohet me Kurtin vetëm kur të fillojë zbatimi e Asociacionit të Komunave Serbe, gjë që tregon se procesi tashmë është duke u zhvilluar", thotë Demaku.

Ai thekson se retorika politike si e Lëvizjes Vetëvendosje ashtu edhe e Listës Serbe ka një karakter të fortë populist, por edhe elementë, siç thotë ai, të koordinimit të ndërsjellë.

"Duke krijuar rivalitet midis tyre, këto dy parti kontribuojnë në realizimin e AKS", vlerëson ai.

Sipas tij, modeli që po zbatohet shkon përtej kornizës së marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015.

"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, por edhe me autonominë e zgjeruar brenda Republikës së Kosovës", thekson Demaku, duke kujtuar se Kurti më parë vazhdimisht e mohonte një mundësi të tillë.

Ai shton se Lista Serbe u përpoq vazhdimisht të ndërtonte një konflikt politik me Vetëvendosjen dhe vetë Kurtin, por që, pavarësisht kësaj, aktivitetet e tyre ishin "të koordinuara" në një masë të konsiderueshme.

"Të dyja partitë po e mbysin demokracinë brenda komuniteteve - si serbe ashtu edhe shqiptare. Qasja e tyre është jashtëzakonisht populiste dhe nuk i sjell dobi asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike", tha Demaku.