Dhe Demokracia Sërbe kundër daljes së sërbëve në referendum: Është sikur ndodh në Lublanë…
Dhe Demokracia Sërbe është kundër daljes së sërbëve në referendum për shkarkimin e kryekomunarëve në veri të Kosovës më 21 prill, ndërsa në deklaratë bëhet e ditur se votimet nuk mundet t’i mbështesë pasi priten pengesa të shumta dhe shton se kryekomunarët dhe këshilltarët duhet të dorëhiqen sa më parë.
Në deklaratë bëhet e ditur se OSBE i parashtruam propozimin për të marrë përsipër organizimin e referendumit për shkak të keqpërdorimeve dhe pengesave të shumta që mund të priten nga qeveria kosovare dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, por OSBE propozimin e refuzoi sikurse thanë ata “mbrojtën argumentet se ata nuk mund t’a bëjnë dot këtë”.
Thonë në vijim dhe se prej KQZ kërkuan që Demokracia Sërbe të ketë anëtarë të komisioneve në referendum, por kjo kërkesë u refuzua me arsyetimin se anëtarë të komisioneve të votimit mund të kenë vetëm PDK dhe Vetëvendosja.
„Megjithatë, anëtarët e komisioneve zgjedhore nga këto parti natyrshëm janë të prirur që t‘a mbajnë kryekomunarin në pushtet”, thuhet në deklaratë.
Referendumi nuk mund të mbështetet pasi priten pengesa të shumta, mes të cilave bëhet e ditur dhe krijimin e mundshëm të radhëve të gjata të paarsyeshme të pritjes për të larguar votuesit nga votimi, keqinformimin e qëllimshëm të votuesve për qendrën e tyre të votimit, ose shpalljen masive të fletëvotimeve të pavlefshme për t‘a bërë referendumin të pasuksesshëm.
Thonë dhe se transferimi i mundshëm i qëllimshëm i listave zgjedhore nga një komunë në tjetrën, me qëllim që të pamundësohet votimi i qytetarëve në referendum në komunat e tyre, si dhe theksojnë se shumica e anëtarëve të komisioneve zgjedhore me shumë mundësi nuk do të flasin sërbisht, pasi ata kryesisht do të jenë nga radhët e Vetëvendosjes, për të cilët "janë të prirur të pengojnë procesin dhe të mbështesin kryekomunarët aktualë jolegjitimë për të mbetur në pushtet".
Gjithashtu paralajmërojnë se anëtarët e komisioneve të votimit mund t'u thonë votuesve se nuk janë në listën e votuesve, ndonëse janë, ndërsa votuesit si presion mund të interpretojnë edhe praninë e shtuar të njësive speciale të Policisë Kosovare në komunat në veri sidomos rreth qendrave të votimit.
Faktor demotivues është votimi i qytetarëve në qendrat e votimit me të cilat nuk janë mësuar, si dhe kapacitetet e vogla, hapësira e kufizuar dhe përveç kësaj, nuk është e mundur që një numër i madh i qytetarëve të votojnë në dhoma të vogla, shtohet nga Demokracia Sërbe.
„Kamerat janë të çuditshme si projekt pilot, por jemi të sigurt që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të përdoren në të gjitha qendrat e votimit”, thuhet në deklaratë.
Konstatojnë dhe se me shkarkimin e kryekomunarëve të gjithë do të mbesin në ngërç, në të cilin këshilltarët nga komuniteti shqiptar do të vazhdojnë të marrin vendime kyçe.
“Për ne, ky referendum në katër komuna në veri do të jetë sikur po ndodh në një qytet tjetër, për shembull, në Lubjanë”, thuhet nga Demokracia Sërbe.
Në Demokracinë Sërbe besojnë se kryekomunarët dhe këshilltarët duhet të dorëhiqen sa më parë.
Kritikojnë dhe Listën Sërbe për të cilën thonë se duhet të mbajë përgjegjësi "për marifetet e tyre politike" dhe se është koha që ata "të ndalin keqtrajtimet e popullit të tyre me debatet e tyre politike dhe turbullirat".
0 komentet