Dobriloviq: Prishtina e ka “përforcuar veten”, është shumë ambicioze të kërkosh nga Berlini të tërheqë ambasadorin e vet
Kandidati i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, Konstantin Dobriloviq, ka vlerësuar se politikanët në Kosovë janë "përforcuar" dhe po mundohen që obligimet e tyre të paplotësuara t'ua kalojnë të tjerëve, duke kërkuar ndër të tjera, që individët të largohen nga pozicionet e tyre.
“Është shumë ambicioze të kërkosh nga Gjermania që të tërheqë ambasadorin e saj, aleatin më të madh të ashtuquajturës Kosovë. Është më se e qartë se Prishtina po përpiqet me të gjitha forcat që t'ia bartë detyrat e saja, të cilat nuk i kryen, te të tjerët, duke kërkuar që njerëzit të tërhiqen nga pozitat e tyre, presion ndaj personave të caktuar”, ka thënë Dobriloviq për Kosovo online lidhur me pretendimin se ministrja Donika Geërvalla gjatë vizitës së saj në Gjermani, ka kërkuar nga Berlini që të tërheqë ambasadorin në Prishtinë, Jorn Rode.
Dobriloviq thotë se në fakt është koha për të bërë presion mbi Prishtinën që t'i përmbahet dialogut, nëse, shton ai, kjo është e mundur. Ai gjithashtu thekson se Kosova ka krijuar një strategji të mirë për ta, me të cilën ata mbrojnë interesat e tyre duke lobuar në institucione të ndryshme evropiane.
“Njerëzit lobojnë për Prishtinën, jo vetëm në Parlamentin Evropian, por edhe jashtë atij institucioni. Çfarë marrin këta njerëz në këmbim është një pyetje, por jo për mua, por për autoritetet kompetente”, tha Dobriloviq.
Ai thekson se sigurisht që mbështetja për Prishtinën nga Parlamenti Evropian, por edhe nga institucionet tjera është shumë shqetësuese.
“Gjithmonë duhet të bisedoni, por këtu ka indikacione të qarta se Andreas Schider nga Partia Socialdemokrate mbështet të ashtuquajturën Kosovë të pavarur. Prandaj ne me njerëz të tillë nuk mund të flasim, nëse ata nuk ndryshojnë qëndrim dhe pushojnë së kritikuari vetëm njërën palë – Beogradi dhe Serbia”, ka thënë Dobriloviq.
Ai thekson se pavarësisht sanksioneve të BE-së, Prishtina arrin të bëjë lëvizje të njëanshme dhe të lobojë për qëndrimin e saj, sepse sanksionet janë në fakt simbolike.
Ai thekson se sanksionet ndaj Prishtinës duhet të ashpërsohen dukshëm, në mënyrë që ato “të japin fryte”.
Në anën tjetër, ai thotë se është shumë domethënëse që Kosova ishte temë e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Është shumë e rëndësishme që rasti i Kosovës ishte para Këshillit të Sigurimit. Serbia duhet të shkojë në atë rrugë dhe të udhëhiqet sepse ka një politikë të jashtme serioze, ndërsa Prishtina po përpiqet të prishë gjithçka. Por, në institucionet e Serbisë ka njerëz seriozë që udhëheqin politikën dhe ky vullnet sigurisht që do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, përfundoi Dobriloviq.
0 komentet