Drecun: Aleanca Prishtinë-Zagreb-Tiranë shërben për realizimin e qëllimeve të tyre në kundërshtim me interesat e Sërbisë
Aleanca ushtarake Prishtinë-Zagreb-Tiranë i nevojitet Kosovës për përgatitjet për anëtaresim në NATO, tha sot kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në parlamentin sërb Millovan Drecun dhe shtoi se Kroacia, Kosovën e përdor për dobësim të pozitës gjeopolitike të Sërbisë, ndërsa Shqipëria ka synim aneksimin e nje pjesë të territorit të Sërbise, informon RTV.
Drecun tha për Tanjug se integrimi transatlantik është një prej katër objektivat që janë definuar në Memorandumin e Aleancës Ushtarake të Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës.
Në këtë kontekst, kujton se Kroacia dhe Shqipëria janë të integruara, pra janë anëtare të NATO.
"Mbështesin aspiratat e të ashtuquajturës Kosovë për anëtarësi në NATO. Ky është një nga katër objektivat. Dhe për të pasur këto aspirata, ju duhet të ndërtoni formacion ushtarak sipas standardeve të NATO, t’a trajnosh, pajisësh, armatosësh sipas standardeve të NATO, të kesh ndërveprim me ushtritë e tjera të NATO dhe thjesht mund të thuash 'ne kontribuojmë tek paqja, ne si prodhues, ne jemi prodhues të stabilitetit, ne nuk e destabilizojmë situatën'", tha Drecun.
Sikurse bën të ditur ky i fundit, përmes asaj aleance, nevojitet të përgatisin Kosovën për anëtarësim dhe të çelet proçesi i anëtarësimit në Aleancë.
Duke bërë të ditur se NATO është forma më e lartë e sigurisë kolektive që ndonjë aleancë mund të ofrojë, Drecun pyeti përse po krijohet kjo lloj nën-aleance, e cila përfshin vendet që janë anëtare të NATO.
"A kanë ndonjë kërcënim? Bërën aleancë dhe Britania e Madhe dhe Polonia por nën pretekstin se kërcënohen nga Rusia, por çfarë kërcënimi ka Kroacia. Prej Sërbisë? Jo, aspak. Pyetja është se kujt i duhet ajo aleancë. Shqipëria dhe Kroacia nuk u duhet sepse mund të kenë disa kërcënime. Duket Kosova", tha Drecun.
Sikurse shtoi, Kroacisë i nevojitet Kosova sepse qëllimi i saj strategjik afatgjatë është dobësimi total i pozitës gjeopolitike të Sërbisë në të gjitha aspektet, ndërsa Shqipëria ka për qëllim që të aneksojë ndonjë ditë dhe zyrtarisht një pjesë të territorit të Sërbisë.
"Shqipëria krijoi UÇK terroriste, në territorin e saj u stërvitën, përgatitën, futën gjithçka dhe Shqipëria është ajo që dëshiron të zbatojë projektet e saj strategjike shqiptaromadhe. Ata kanë interes të destabilizojnë Sërbinë, kështu që fillimisht njohën shtetin fals të Kosovës, çka mbështesin krijimin, stërvitjen, armatosjen e formacionit ushtarak që nuk mund të egzistojë sipas Rezolutës 1244, se kudo në forumet ndërkombëtare agjitojnë në favor të anëtarësimit të së ashtuquajturës Kosovë. Kjo po dëmton Sërbinë, një lloj lufte hibride ndaj Sërbisë si në planin politik ashtu edhe në atë ushtarak, mediatik dhe në atë ndërkombëtar, pra kudo që mund të shkaktojnë dëme. Ndaj u duhej e ashtuquajtura Kosovë për të realizuar qëllimet e tyre, të cilat janë në kundërshtim me interesat e shtetit të Sërbisë", tha Drecun.
Siç shtoi, përdorin historinë me forcat e sigurisë kosovare për zhvillimin e luftës klasike proksi ndaj Sërbisë, por në kuadër të aktiviteteve hibride që po ndërmerren.
"Qëllimi primar i Prishtines dhe atyre që bënë thirrje për shtetin fals të Kosovës nuk është anëtarësimi në BE, as bashkimi, por kryesisht në NATO. Dhe kjo tashmë shikohet", tha Drecun.
Duke folur për ligjet për të huajt dhe automjetet që janë miratuar nga administrata prishtinase, Drecun deklaroi se Unioni Europian duke mos i kontestuar këto ligje, praktikisht e eliminon atë çështje nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtines.
Duke bërë të ditur se Prishtina miraton ligje duke përdorur shumicën, pavarësisht nëse përfaqësuesit politikë sërbë pajtohen apo jo, Drecun theksoi se BE, pas revoltës sërbe, thotë se është ende e nevojshme të konsultohen me sërbët.
"Kjo është taktika e tyre e vjetër. Kështu bëjnë. Dhe përsa i përket dialogut, këto çështje nuk ka më sepse Prishtina i refuzon. Ata thonë se këto janë çështje të brendshme të së ashtuquajturës Kosovë dhe nuk do t’a diskutojnë. Dhe kur diskutohet për Bashkësinë e Komunave Sërbe, ajo duhet të merrej me ato çështje dhe le të themi, me arsimin dhe shëndetësinë. Dhe aty pati mosmarrëveshje nëse BKS do të kishte kompetenca egzekutive apo do të kishte vetëm një lloj monitorimi, vëzhgimi dhe gjëra të tjera", tha Drecun.
Sikurse shton, në momentin kur u shfaq propozimi i marrëveshjes franko-gjermane, i cili tani trajtohet si marrëveshje dhe Beogradi pritet t’a zbatojë plotësisht atë, Albin Kurti pati shansin për t’a shtyrë çështjen prioritare dhe kjo ishte që BKS të kalojë në plan të dytë.
Drecun bën të ditur se Kurti atëherë tha se dëshironte njohjen e parë de facto dhe që Kosova të trajtohej si shtet.
"Unioni Europian e pranoi këtë dhe madje e mbështeti Prishtinën tek kjo kështu që u realizua kjo marrëveshje në Sërbi në 35 kapitujt e negociatave me BE. Duke vepruar kështu, vranë dialogun, vranë mundësinë e zgjidhjes së çështjeve të tilla në kuadër të dialogut", theksoi Drecun.
Në komentet se qëllimi i këtyre ligjeve është integrimi i sërbëve në shoqërinë kosovare, Drecun theksoi se integrimi në "shtetin fals të Kosovës" nënkupton humbjen e identitetit kombëtar të popullit sërb.
"Nënkupton që sërbët të heqin dorë nga shkrimi i tyre, gjuha e tyre, kultura e tyre, historia e tyre, gjithçka dhe pastaj të mund të integrohen si një lloj qytetari i të ashtuquajturës Kosovë", shtoi Drecun.
Sipas fjalëve të tij, në këtë mënyrë shkohet drejt pakësimit të numrit të sërbëve në Kosovë.
0 komentet