Drecun: Asnjë mekanizëm, as burokratët e BE nuk do t’a shtyjnë Beogradin të njohë Kosovën

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për mbrojtje dhe çështje të brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun ka thënë mbrëmjen e sotme se asnjë mekanizëm, as Bashkimi Europian as dhe ndonjë nga burokratët europianë nuk do të mund të shtyjnë Beogradin të njohë "shtetin fals të Kosovës", transmeton RTV.

Drecun këtë e ka thënë për Tanjug pas thënies së Tobi Vogel nga Këshilli për politikë dhe demokratizim për mediat shqiptare se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas është pozitive për Prishtinën dhe se do të jetë më e ashpër ndaj Beogradit "në kuptimin e atmosferës politike" sesa komisari i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri Zhozef Borelli dhe të dërguarit special i BE Mirosllav Llajçak.

Sipas fjalëve të Drecunit nëse duhet të merret qëndrim i fortë për të arritur përparim në dialog-kjo duhet të bëhet ndaj Prishtinës.

"Kushdo që tenton të abuzojë me dialogun dhe propozimin franko-gjerman që prej Beogradit të merret njohja, qoftë kjo de fakto apo de jure e shtetit fals të Kosovës, ky është gabim i madh. Asnjë mekanizëm as nga Bashkimit Europian as nga disa burokratë europianë nuk do të mund t’a shtyjnë Beogradin të pranojë njohjen e shtetit fals të Kosovës”, ka theksuar Drecun.

Sikurse u shpreh ky i fundit Beogradi duhet të ketë rezerva të mëdha për kryeministren estoneze Kaja Kallas, e propozuar në vend të përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri të pasojë Zhozef Borelli si dhe problemi kryesor është se Kallas vjen nga një vend që e ka njohur Kosovën.

Drecun tha dhe se deklarata e Vogelit është stereotip i Perëndimit që sugjeron se është Beogradi ai që po pengon përparimin në dialog dhe jo Prishtina.

Për konstatimin e Vogelit se kritikat kryesore janë se Borelli dhe Llajçaku janë nga vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë nuk përfaqësojnë as qëndrimet e BE, Drecun thotë

se është kundërshtim shumë më i fortë ku sot në vendin e Borellit vjen personi nga vendi që njeh Kosovën dhe personalisht zotohet që Kosova të marrë statusin e shtetit të njohur ndërkombëtarisht në kuptimin e plotë të fjalës.

Sikurse shtoi, për Beogradin është e rëndësishme që personi që vjen pas Borellit në atë post, të ketë qasje objektive, konstruktive ndaj dialogut dhe të mos ketë qëndrim subjektiv as ndaj Beogradit e as ndaj Prishtinës.

Drecun ka theksuar se e rëndësishme është që përfaqësuesja e re të zotohet që të realizohen ato çka janë arritur nën patronazhin e BE prej vitit 2013.

"Gjithçka tjetër është politikë ireale dhe nuk do të sjellë rezultat", ka thënë Drecun.